Lufta e ftohtë Rama‑SPAK dhe sinjalet që vijnë nga SHBA

Kujt i drejtohej ‘pamfleti’ i Edi Ramës për prokurorin amerikan?

Presioni diplomatik, negociatat për mandatin e SPAK dhe lëvizjet që po trazojnë mazhorancën socialiste.

Sali Berisha është i vetmi që ka komentuar persiatjen e gjatë të Edi Ramës, duke sjellë modelin e prokurorit amerikan Robert H. Jackson.

Sipas kreut të opozitës, Rama ka tentuar të shantazhojë prokurorët, pasi në qasje kishte një frazë ku e quan një prokuror, vrasës.

Edhe pse i ashpër, qëndrimi i Sali Berishës, fshihte një lloj kënaqësie të dukshme për hyrjen në linjën e hapur të sulmit ndaj SPAK, edhe të kolegut të tij “të dashur-armik”.

Është në stilin e tij që kënaqësinë ta tregojë me një mazokizëm politik që tashmë është kthyer në një model në gjithë politikën shqiptare, veçanërisht në atë që e konsiderojmë “të djathtë”.

Sali Berishës i leverdiste ta kthente këtë çështje në drejtimin që kërkon ai, por e vërteta duket se fle diku tjetër.

Edi Rama, ‘pamfletin’ e tij në lidhje me veprimet e SPAK, nuk e kishte fare me prokurorët që po i mësyjnë qeverinë. Pasi ai e di se çdo aksion ndaj tij nuk është aspak një predhë e dukshme nga topi i Altin Dumanit prej “stacionit të trenit” siç e pëlqen Rama ta quajë. Por një silurë nëndetëseje që urdhrin e goditjes e ka nga larg, po, po nga larg fare. Ekzaktësisht përtej oqeanit, nga një zyrë në Departamentin e Shtetit.

Nga ku, një zyrtar i lartë i tij u dërgua me urgjencë në Shqipëri më 31 tetor dhe nuk e takoi fare Edi Ramën. Por vetëm ministrin e Drejtësisë dhe atë të Brendshëm.

Dhe siç mësohet, Lamallarit i është kërkuar që të mos kryejë asnjë akt që do të pengojë pavarësinë e drejtësisë, e Koçiut, që policia të mos pengojë punën e SPAK, e aq më shumë të bëjë ndonjë shkelje kompetencash, për të cilat do të pendohet rëndë kjo qeveri e kjo mazhorancë.

I përgatitur për lëvizjet e forta nga SHBA, Edi Rama e ka pritur goditjen e radhës, e thjeshtë është në fazat për të negociuar, duke i çuar atyre një mesazh të koduar se si e shikon ai këtë negociatë./pamfleti

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne