Shqiperia

“Lufta personale e Ramës me Bechetti u kushton shqiptarëve 109 mln euro”/ Ish-avokatja e Shtetit publikon videon

Ish-Avokatja e Shtetit, Ledina Mandija, thotë se Edi Rama vendosi interesat e tij personale mbi ligjin dhe vendin, ndërsa duhet të paguaj gjobën 109 milionë euro ndaj biznesmenit italian, Francesco Bechetti.

Duke e konsideruar një krīm, ajo thotë se Dëmi ekonomik i shkaktuar nga Edi Rama po e vret ekonominë.

Duke publikuar një video, Mandia tregon se sa shkolla dhe spitale mund të ishin ndërtuar me këto para.

Reagimi i plotë:

Kryeministri në ikje po dëmton çdo ditë interesin publik. Lufta e tij personale me sipërmarrësin italian Francesco Bechetti do t’u kushtojë të gjithëve shqiptarëve plot 109 milionë euro!

Edi Rama vendosi interesat e tij personale mbi ligjin dhe interesat e vendit dhe për dëmin që ai u shkaktoi shqiptarët e varfëruar duhet të paguajnë gjobën 109 milionë euro, në vend që këto para t’i mbanin për vete.

Ky është krīm. Dëmi ekonomik i shkaktuar nga Edi Rama po e vret ekonominë dhe po zbraz xhepat e shqiptarëve.

Shikoni sa familje dhe biznese mund të ishin ndihmuar me kaq shumë para! Sa shkolla dhe spitale mund të ishin ndërtuar? Sa njerëz mund të ishin ndihmuar? 👇

/tpz

OPINIONE

INTERVISTA