Luftanija amerikane “Ocar Austin” hyn në Detin e Zi

Forcat detare të Amerikës kanë njoftuar për hyrjen e një destrojeri të këtij vendi në Detin e Zi.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se forcat detare të Amerikës kanë deklaruar se “Oscar Austin është një luftanije e pajisur me rakete dirigjuese dhe ditën e premte ka hyrë në Detin e Zi për të marrë pjesë në operacionet e sigurisë detare dhe forcimit të bashkëpunimit me aleatët dhe partnerët rajonal të Uashingtonit. Sipas një komunikate të forcave detare të Amerikës, destrojeri “Oscar Austin do të kryejë operacione detare në mbështetje ndaj Aleancës Veri-Atlantike në Evropën Lindore. Deti i Zi është pjesë e rajonit ku vepron flota e gjashtë e forcave detare të Amerikës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress