Luftë globale kundër Kinës, Google i bllokon shërbimet Huaweit

Konflikti mes ShBA-ve dhe Kinës ka arritur në një tjetër nivel me vendimin e Alphabet Inc’s Google për t’i ndaluar kompanisë kineze Huawei aksesin në aplikacionet e veta përmes sistemit operativ Android.

Reuters njofton se Google ka ndërprerë trasnferimin e shërbimeve teknike, soft dhe hardëare përveç atyre që janë publike drejt kompanisë kineze që është më e madhja në botë.

Për shkak të këtij vendimi, të gjithë mbajëtësit e një telefoni Huawei të versioneve të reja nuk do të kenë mundësi të aksesojnë apps-et e Google si Google Play, Play Store, apo Youtube, ndërsa ata që kanë versionet aktuale nuk do të privohen nga kjo e drejtë.
Vendimi i Google erdhi pasi administrata Trump e futi Huawei në listën e zezë në kuadër të një lufte dhe debati që ka lindur herët dhe që e sheh kompaninë kineze në qendër të akuzave për spiunazh teknologjik në shkallë masive.

Kompanisë Google i janë bashkuar në këtë vendim edhe kompanitë e tjera, nga më të mëdhatë në botë për prodhimim e çipeve, Intel, Qualcomm, Broadcom, Micron Technology dhe Western Digital, ndërkohë që edhe gjermania Infineon Technologies ka anulluar dërgesat e parashikuara. /respublica

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne