Shqiperia

Luftë kundër gjyqësorit në Shqipëri, policia terrorizon gjyqtarët dhe u bastis banesat

Qeveria shqiptare me luftën që ka nisur kundër gjyqësorit po shkatërron cdo lloj pavarësie gjyqësore. Ndalimi i sotëm nga policia i gjyqtarëve tregon qartë se në Shqipëri gjyqësorit të pavarur i ka erdhur fundi. Kryeministri Rama tani i ka të gjitha në dorë, policinë, prokurorinë dhe me në fund edhe gjykatat. Kjo që po ndodh sot në Shqipëri është fashizem. Sot në Shqipëri liria dhe demokracia ka rënë në nivelin zero. Në një veprim të paprecedentë, policia e Lleshit sot është futur në banesat e 3 gjyqtarëve që gjykuan të dënuarin Dritan Dajtin.

Këto kontrolle që me sa duket jane të motivuara politikisht janë bërë ndaj gjyqtarëve Petrit Aliaj, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli.

Janë kontrolluar banesa e Petrit Aliajt në Sarandë, dy banesat e gjyqtarit të Apelit Vlorë, Skënder Damini (një në Vlorë dhe një në Farkë) dhe banesa e Aleks Nikollit në Lezhë.

Nga kontrollet në banesat e Aliajt dhe Nikollës nuk ka konfirmim nëse janë gjetur sende të ndaluara apo shuma parash të pajustifikuara. Por, konfirmohet se në banesën e Daminit në Farkë janë gjetur “17 000 euro dhe municione”.

Për këtë arsye, Skënder Damini, i cili ishte në shtëpi gjatë kontrollit, u shoqërua në Policinë e Tiranës.

OPINIONE