Rajoni

Luftë në Ballkan nëse Haradinaj i dorëzohet Serbisë

Burim Ramadani, njohës i çështjeve të  sigurisë në Kosovë deklaron se vendimi i mundshëm i Gjykatës së Colmarit për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi është një skenar i pastër për të kthyer konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe në rajon – shkruan INA.

Megjithatë, Ramadani beson se kjo gjë nuk do të ndodhë sepse e konsideron pa logjikë që Haradinaj të gjykohet edhe njëherë për diçka që është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Hagës.

Ai tha se kjo gjë nuk mund të ndodhë, por skenarët dhe konspiracionet negative mundësojnë logjikën që në këtë rajon të kthehen konfliktet.

Serbia nuk ka të drejtë t’a kërkojë, jo më të marrë në këtë rast Ramushin. Por kushdo që mendon me skenarë të tillë, duhet të jetë i qartë se do të ballafaqohet i tërë rajoni me një situatë konfliktuale jashtëzakonisht të madhe”, tha Ramadani- shkruan “INA”.

Ish-kryeministri, njëherësh kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, po vazhdon të mbahet në Francë, me fletarrest të lëshuar nga Serbia.

Vendimi përfundimtar nga Gjykata e Colmarit, pritet të merret më 27 prill./ Opinion

OPINIONE

INTERVISTA