Luftëanija turke Bayraktar përfundon vizitën në Portin e Durrësit

Anija Zbarkuese Amfibe “TCG BAYRAKTAR” e Forcave Detare Turke më datat 16-18 korrik 2019 zhvilloji një vizitë në Portin Detar Durrës.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=DqSidMcFWuk]

Në anijen ushtarake turke, e cila ishte ankoruar në portin e Durrësit është organizuar një pritje zyrtare me pjesëmarrjen e personaliteteve të ndryshme nga Shqipëria dhe jashtë saj.

Të pranishëm në këtë pritje zyrtare ishin ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, zëvendësshefja e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu, atasheu ushtarak i Turqisë në Shqipëri Kolonel Şakir Cumhur Somer, ushtarakë shqiptarë dhe turq, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi (ATTSO) Fethi Kaya dhe pjesëtarë të ekuipazhit.

Pjesë e ceremonisë së pritjes ishte edhe Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura të Shqipërisë duke performuar për të pranishmit, ndërsa hapjen dhe prezantimin e programit e zhvilloi studenti i vetëm shqiptar, i cili studion në akademinë ushtarake turke në Stamboll dhe i cili ndodhej në këtë anije.

Vlen të përmendim se, Anija “TCG Bayraktar” (L-402) ka mbërritur mëngjesin e 16 korrikut në Durrës, ndërsa qëndrji në qytetin bregdetar deri më datë 18 korrik.

Anija turke është vizituar nga qytetarë dhe zyrtarë të ndryshëm të institucioneve qendrore dhe lokale, si nga përfaqësuesit e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të Bashkisë së Durrësit dhe Prefekturës së Durrësit.

Një nga qëllimet e ardhjes së anijes përveç edhe rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve, është që t’u jepet mundësia studentëve të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre përmes vizitave në port në lidhje me lundriminmanovrimin taktik dhe shuarjen e zjarreve si dhe së bashku me 200 marinarët e anijes turke të kryejnë ekspedita për stërvitje.

Akademia Detare Turke ka kryer një sërë stërvitjesh verore me qëllim që studentët të mësohen me anijen dhe të njihen nga afër me kushtet e lundrimit.

Anija “TCG Bayraktar”, e cila ka një gjatësi rreth 139 metra, ka të pranishëm 400 persona përfshirë edhe studentë të Akademisë D.

Anija ushtarake turke ka ardhur me ekuipazhin e saj nga Turqia, ndërsa pas përfundimit të vizitës në Durrës ajo vazhdoi vizitën e saj në Itali. 

Kujtojmë se në vitet e fundit Portin e Durrësit e kanë vizituar disa herë nëndetëset dhe anijet turke, në kuadër edhe të zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ushtarak midis Turqisë dhe Shqipërisë.

Nga ana tjetër, Anija e Forcës Detare shqiptare “Oriku” dhe ekuipazhi i saj u nisën për në misionin e NATO-s në detin Egje. 21 pjesëtarët e kontingjentit të XIII shqiptar në misionin “Sea Guardian”, u nisën nga Flotilja Detare e Pashalimanit, ku u përcollën nga drejtuesit e Forcës Detare, familjarët dhe kolegët e tyre.

Anija “Oriku” do të zëvendësojë në zonën e operacionit simotrën e saj “Butrinti”, e cila patrullon prej 6 muajsh në detin Egje. “Oriku” pritet të patrullojë në Egje deri në fund të vitit, ndërkohë që kontingjenti i XIII do të shërbejë atje për rreth 3 muaj.

Kontingjenti shqiptar përbëhet nga 21 efektivë, prej të cilëve 2 zonja dhe drejtohet nga kapiteni i Rangut III Erald Mehmetaj.

Anijet e Forcës Detare patrullojnë prej 2 vitesh e gjysmë në detin Egje, ku kanë parandaluar dhe shpëtuar mijëra emigrantë të paligjshëm. Anijet shqiptare janë pjesë e grupit të gatshëm të anijeve të NATO-s, Standing NATO Maritime Group 2 (SNMG2), në detin Egje./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne