Luftëtarët jemenas sulmojnë me dron rafinerinë Aramco në Riad

Rrjeti televiziv al-Masirah i Jemenit njoftoi se luftëtarët jemenas nga lëvizja Ansarullah kanë sulmuar të mërkurën rafinerinë e kompanisë më të madhe saudite Aramco në Riad duke përdorur një dron pa pilot.

“Forcat tona ajrore  kanë vënë në shënjestër rafinerinë e kompanisë Aramco në Riad”, njoftoi lëvizja popullore e Jemenit Ansarullah në një deklaratë për al-Masiran. “Operacioni nga forcat ajrore të dronëve është një fillim i fortë në një fazë të re të neutralizimit të agresionit saudit”, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë së Jemenit, gjeneral brigade Sharaf Lukman. Sipas përfaqësuesve të Aramco, ka pasur një zjarr në depon e rafinerisë së saj në kryeqytetin saudit, i cili, megjithatë, tashmë është shuar. Sipas al-Masirah, sulmi ishte i pari që u zhvillua duke përdorur një dron të ri me rreze të gjatë veprimi.

Forcat jemenase sulmojnë rregullisht pozicione brenda Arabisë Saudite në hakmarrje për agresionin e udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit./ PT

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne