Luftimet në Siri alarmojnë sistemet e mbrojtjes ajrore izraelite

Bëhet e ditur se për shkak të raketave të hedhura nga ana e regjimit të Esadit gjatë sulmeve të ndërmarra në jug të vendit në afërsi të kufirit me Izraelin, janë alarmuar sistemet e mbrojtjes ajrore izraelite.

Sipas deklaratës së bërë nga ushtria e Izraelit, sot në mëngjes janë alarmuar sistemet e mbrojtjes ajrore të cilat ndodhen në zonën e Kodrave të pushtuara të Golanit.

Alarmi është aktivizuar për shkak të raketave të hedhura nga regjimi i Esadit gjatë luftimeve me opozitarët në afërsi të kufirit të Izraelit, ndërsa njoftohet se për këtë arsye janë aktivizuar dy raketa të sistemit të mbrojtjes ajrore izraelite.

Ndërkaq nuk është bërë ndonjë deklaratë në lidhje me goditjen apo jo të raketave të regjimit, por u tha se këto raketa të hedhura gjatë luftimeve në Siri nuk arritën në anën e Izraelit dhe nuk raportohet për ndonjë humbje në jetë dhe dëme materiale.

Pas fillimit të operacioneve ushtarake me mbështetjen e Rusisë nga ajri të regjimit të Esadit dhe përkrahësve të tij ndaj opozitarëve më 20 qershor në Dera në jug të Sirisë, opozitarët dhe Rusia më 6 korrik arritën në marrëveshje për vendosjen e armëpushimit të qëndrueshëm dhe për evakuim nga Dera.

Bëhet e ditur se pas vënies nën kontroll të një pjese të madhe të Deras regjimi dhe përkrahësit e tij në fillim të javës u nisën në drejtim të vijës kufitare të Izraelit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne