Luga bosh e Europës/Ministri turk i Drejtësisë: Po bëjmë reformë në drejtësi. Presim liberalizimin e vizave

Drejtësia, ajo e vërteta, duket se është epidemi pozitive e të qenit pranë Europës. Së fundmi edhe Turqia e Erdoganit duket se po shpreh angazhim për ndryshime në sistemin e drejtësisë që në fakt burojnë edhe nga ndryshimet kushtetuese të kryera pak kohë më parë.

Filozofia bazë e dokumentit të ri mbi reformën në gjyqësor është sigurimi i një drejtësie që frymëzon besim. Dokumenti është një guidë, më liberale, që e çon përpara demokracinë dhe mbron më tej të drejtat dhe liritë, është shprehur ministri turk I Drejtësisë, Abdülhamit Gül said.

Dokumenti është përgatitur për një periudhë nëntë mujore me pjesëmarrjen e shumë aktorëve të shoqërisë, duke marrë në konsideratë “çdo opinion, ide, shqetësim dhe grupe interesi”. Kështu shprehen të paktën autoritetet turke që pas grushtit të shtetit të vitit 2015 kanë arrestuar mijëra njerëz, pushuar nga puna mijëra të tjerë, kanë mbyllur media dhe institucione private.

Ministri Gül është pyetur nëse reforma merr parasysh kriteret europiane dhe për këtë çështje ai ka komentuar se, ‘Turqia synon të arrijë një ekuilibër mes luftës në zhvillim kundër terrorizmit dhe lirisë së shprehjes.’

Ministri ka shtuar se Ankaraja pret liberalizimin e vizave me këto masa që po ndërmerren, ndërkohë që PE votoi pak kohë më parë ndërprerjen e procesit të integrimit të Turqisë në BE./respublica

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne