Lugati i Fishtës në katedralen e Shën Palit

Maska Mortore e Gjergj Fishtës, bashkë me objektet personale të tij është ekspozuar në Katedralen e Shën Palit në Tiranë.

Kjo maskë e realizuar nga Justin Rota dhe e ruajtur me përkushtim nga familja e Tom Lecit, i burgosur nga diktatura, lidhet me historinë e varrimit madhështor që i bëri populli i Shkodrës më 30 dhjetor të vitit 1940 AT Gjergj Fishtës.

Objekte e At Fishtës ku përfshihen edhe shkopi i argjendtw, kopja e parë e botimit të “Lahutës së Malësisë” e më gjerë janë ekspozuar së bashku me dhjetëra dorëshkrime të At’ Zef Pllumit, me rastin e 10-vjetorit të vdekjes.

Në prezantimin e ekspozitës ishin të pranishëm edhe Imzot George Frendo kryeipeshkëv i Tiranës e i Durrësit. Kleriku i lartë vlerësoi kujtimet dhe veprën e AT Zef Pllumbit “Rrno me tregue”, zanafilla e të cilave janë këto dorëshkrime.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne