Lulzim Basha kërcënon Kryeministrin nga Londra: Mund të të ikë edhe koka!

Po shkojmë me vrik drejt përplasjes. Në PS dhe në grupin parlamentar thonë nën zë se kjo që po bën Edi Rama po na çon të përplasemi me komshiun ditën e votimeve, ku në vend që të jetë ditë feste e normaliteti për të votuar më 30 qershor, rrezikohet të kthehet në ditë lufte.

Presidenti Meta paralajmëroi se do të përgjigjet kushdo që e çon vendin në konflikt me zgjedhje të njëanshme. Pra ia adresoi kryeministrit përgjegjsinë.

Qeveria dhe kryeministri Edi Rama kanë vendosur të mos bëjnë asnjë hap pas nga ideja konfliktuale për të shkuar drejt zgjedhjeve të 30 qershorit pa opozitën.

Intervista e kreut të qeverisë dy ditë më parë në emisionin “Opinion” dhe mesazhet më të gabuara që një kryeministër mund të japë për normalitetin e vendit kanë krijuar tension dhe revoltë në opozitë. Kryeministri deklaroi se zgjedhjet do të zhvillohen edhe pa opozitën, ndërsa të gjithë ata që do të mundohen ta bllokojnë procesin e votimit, numri një i qeverisë u garantoi se do marrin si përgjigje BURGUN. Edhe zyrtarët e tjerë në PS kanë shtuar dozën e reagimeve të ashpra dhe deklaratave prej “të fortësh”. Taulant Balla deklaroi nga Elbasani se për më pak se 15 ditë PS do të nisë fushatën elektorale dhe “kush guxon të pengojë, qoftë edhe një zgjedhës të vetëm të shkojë për të ushtruar të drejtën e vet, Kodi Penal është i qartë”.

Pra burgu!

Po dje, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi në një takim me strukturat e policisë në Korçë përsëriti të njëjtin mesazh duke paralajmëruar goditje nga strukturat e policisë për cenimin e zgjedhjeve. Ata që kanë përgjegjësi për shtetin dhe institucionet po zgjedhin të japin mesazhe lufte duke e çuar vendin me vetëdije drejt konfliktit civil. Për ironi, janë të njëjtët që, pasi provokojnë dhe u tregojnë burgun qytetarëve, mbeten të parët që bërtasin se përse protestuesit e irrituar bëjnë me bojë godinën e kryeministrisë apo kur hedhin ndonjë Molotov. Në këtë pikë, kur sinjalet që u vijnë nga qeveria janë burgu dhe reagimi policor me gaz, atëherë opozita nuk ka shumë rrugë për të zgjedhur. Ose do të pranojë një marrëveshje poshtëruese me ata që përfaqësojnë mazhorancën duke firmosur njëherësh dhe kapitullimin e saj, ose do të përgjigjet me të njëjtën mënyrë.

Ka filluar beteja për jetë a vdekje mes opozitës dhe kryeministrit Rama.

Varianti i dytë është rruga që opozita ka vendosur të ndjekë, e detyruar nga rrethanat ku po e çon vendin kryeministri. Dje, numri dy i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se me qëndrimet që po mban do të ketë fundin e gangsterëve. Pak më vonë, Basha, nga Londra, kujtoi se historia ka shembuj kur u ikën edhe koka “mbretërve” të pushtetit të njohur si despotë të lirive të njeriut.

Pra i kujtoi kokën kryeministrit!

Duke iu referuar akuzave që qeveria bëri ndaj gazetës më të madhe në Europë, gjermanes “Bild”, e cila akuzoi qeverinë për lidhje me krimin, numri dy në PD, Bardhi deklaroi se: “Kush sulmon gazetën Bild, që i zbulon telefonatën për vjedhjen e zgjedhjeve dhe fshihet prapa fustanit të Blerina Gjylametit, do të ketë fatin e gangsterëve me të cilët qeveris! Kush ka zgjedhur të vjedhë e të blejë vota me krimin e organizuar, është i destinuar të ikë!”. Mesazhi i përfaqësuesit të PD për kreun e qeverisë është i qartë. Fundi dhe fati i gangsterëve është kudo njëlloj, pas shkëlqimit të pushtetit, që vjen nga vjedhja dhe krimet, një ditë përgjigjen para drejtësisë. Në të njëjtën linjë ishte edhe paralajmërimi që vjen për Edi Ramën nga ish-deputeti Flamur Noka. PD dhe opozita po përgatiten për protestën e madhe të radhës,  më 25 maj. Nga qyteti i Shkodrës, Noka paralajmëroi Edi Ramën se qytetarët do e trajtojnë më 25 maj njëlloj si banditët dhe horrat. “Largimi i Ramës është emergjent, pasi Shqipëria po rrëshqet çdo ditë drejt diktaturës. Sot të gjithë jemi dëshmitarë të arrestimeve politike, ai po tenton të rikthejë diktaturën. Largimi i tij është emergjencë kombëtare. Ne jemi duke intensifikuar aksionin dhe duke u bërë gati për protestën më të madhe të historisë, atë të 25 majit, që do të gjunjëzoje kryehorrin dhe kryebanditin Edi Rama”,- tha dje Flamur Noka.

Po shkojmë me vrik drejt përplasjes për fajin e kryeministrit. Në PS dhe në grupin parlamentar thonë nën zë se kjo që po bën Edi Rama po na çon të përplasemi me komshiun ditën e votimeve, ku në vend që të jetë ditë feste e normaliteti për të votuar me 30 qershor, rrezikohemi të kthehet në ditë lufte. Me datë 25 maj do jetë dita e protestës së opozitës, e cila nga tonet e ashpra mes palëve duket se do jetë ditë që do mbahet mend gjatë në histori.

Ndërkombëtarët të ndërhyjnë para se vala e emigrantëve shqiptarë të mbushi Italinë dhe Gjermaninë.

Nga Londra mbrëmë Lulzim Basha tha se “Për demokraci janë këputur koka mbreterish dhe këtu në Londër e dini më mirë se kushdo”.

Kokën e prerë, Basha, ia kujtoi Edi Ramës! Ndërkohë kryeministri po përgatitet me polici të përballet më 30 qershor me popullin opozitar, kurse Presidenti Meta bëri thirrjen publike që palët të gjejnë zgjidhje e vendi të mos shkojë në konflikt civil për fajin e atij që do votime i vetëm./kohajone

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne