Lulzim Basha përshëndet aktin terrorist amerikan kundër Kasem Sulejmanit

Lulzim Basha përshëndet aktin terrorist amerikan kundër Kasem Sulejmanit.

“Vendimi i presidentit Trump për goditjen e njërit prej arkitektëve dhe drejtuesve të aktiviteteve terroriste është nje akt i fortë lidershipi dhe mbrojtje e vlerave demokratike e të paqes”, kështu shprehet PD për vrasjen e gjeneralit të Gardës Revolucionare të Iranit, Kasem Sulejmani.

Ka qenë vetë presidenti Donald Trump që ka urdhëruar vrasjen e Sulejmani, ndërkohë që në profilin në “Twitter” ka publikuar një foto të flamurit amerikan.

Deklarata e plotë e PD

Partia Demokratike mbështet angazhimin e SHBA në luftë kundër terrorit. Vendimi i presidentit Trump për goditjen e njërit prej arkitektëve dhe drejtuesve të aktiviteteve terroriste është nje akt i fortë lidershipi dhe mbrojtje e vlerave demokratike e të paqes. Partia Demokratike, në çdo kohë, qëndron në krah të SHBA,sot në opozitë duke u solidarizuar tërësisht dhe nesër në qeverisjen e vendit me angazhim total e akitv në përmbushje tē detyrimeve e kontributeve në mbështetje të plotë të Koalicionit Global kundër Terrorit, tē udhëhequr nga SHBA./Top Channel

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne