Lushnje,e goditi burri me sende të forta,ndërron jetë 51 vjeçarja

LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje ku një grua 51 vjeçare ka humbur jetën pas plagëve që kishte marrë nga goditjet e bashkëshortit.

Natasha Kazanxhi, 51 vjeçe ndërroi jetë në spitalin e Lushnjes rreth orës 20:30, pasi pasditen e sotme bashkëshorti i saj, Tajar Kazanxhi, 55 vjeç, e kishte goditur me sende të forta, brenda shtëpisë së tyre.

51 vjeçarja ndërroi jetë në spitalin e Lushnjes
55 vjeçarja u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi të mbijetonte.

Policia ka arrestuar Tajar Kazanxhi, ndërsa nuk bëhen ende të ditura shkaqet e konfliktit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne