Lutjet e së premtes në xhaminë Al Aksa me pjesëmarrjen e 280,000 palestinezëve

Burime palestineze kanë bërë të ditur se në namazin e së premtes në xhaminë Al Aksa kanë marrë pjesë një numër i madh i palestinezëve.

Sipas burimeve palestineze, 280.000 palestinezë kanë marrë pjesë në faljen e namazit të së premtes së fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit në Bejtul Mukades. Vlen të përmendet se më parë burime palestineze kishin raportuar se në namazin e xhumasë të fundit të muajit të bekuar të Ramazanit në xhaminë Al Aksa, do të marrin pjesë një numër i madh i besimtarëve myslimanë palestinezë dhe me këtë rast, regjimi sionist kishte dislokuar një numër të madh të snajperëve, tankeve dhe ka aktivizuar kupolën e hekurt në afërsi të Gazës./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne