‘Lutuni që Princi Xhorxh të jetë gay’: Kleriku dëshiron që 4 vjecari të gjejë djaloshin e zemrës’

Të krishterët duhet të luten që princi Xhorxh të bëhet homoseksual, sipas një kleriku drejtues. Hiresia e tij, Kelvin Holdsworth u bëri thirrje besimtarëve që të luten: “Zot bekoje Xhorxhin, djalin e Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit, me dashurinë e një djaloshi të ri”.

Nuk është vetëm dashuria e jetës së Xhorxhit të vogël për të cilin hiresia e tij interesohet. Në fakt arsyeja pse ai dëshiron që princi, i cili është i treti në radhë për fronin mbreteror, të lidhet ‘me nje mashkull’ është se në këtë menyre Kisha e Anglisë (CofE) mbase mund të detyrohet që të mbështesë martesat brenda të njëjtit seks. Kur princi të bëhet mbret, ai gjithashtu do të jetë edhe drejtuesi i parë i Kishës.

Personaliteti i lartë i kishës anglikane, drejtues i Katedrales së Shën Marisë në Glasgou dhe njëkohësisht përkrahës i LGBT, i shkruajti mendimet e tij në një blog të titulluar “Çfarë ka në mendjen e Kelvinit”, menjëherë pasi erdhi lajmi i fejesës të princit Harry me Meghan Markle.

“Nëse njerëzit nuk duan të angazhohen në fushata në këtë mënyrë, ata e kane në Angli një tjetër mundesi të vecantë, të luten nga thellesia e zemrave të tyre (ose edhe në publik nëse guxojnë) që Zoti ta bekojë Princin Xhorxh me një dashuri që kur të rritet të gjejë një djalosh të ri”, thuhet në të.

“Një martesë mbretërore mund ti zgjidhë gjërat me më shumë lehtësi, edhe pse mund të duhet të presim 25 vjet që kjo të ndodhë. Kush e di mbase kjo mund të ndodhë edhe më shpejt? ”

Megjithatë, kleriku është kritikuar për pikëpamjet e tij. Një klerik i cili ka qëndruar afër Mbretëreshës, Rev Gavin Ashenden i quajti komentet “jo të hijshme” dhe “aspak të krishtera”.

“Të lutemi që Princi Xhorxh të rritet në atë mënyrë, veçanërisht kur pjesa e pritshmerisë është që ai të trashëgojë dhe të lerë një trashëgimtar biologjik nga një grua që ai dëshiron, është sukur të lutemi në një mënyrë që do e çaktivizonte dhe minonte rolin e tij personal dhe kushtetues”, tha Ashenden për Christian Today.

“Është një lutje jo e hijshme dhe destabilizuese. Është e barabarte teologjikisht me mallkimin e nje zane të ligë në një përrallë.

“Nuk është aspak e krishterë dhe është anti-kushtetuese. Është shumë larg nga të qënurit një bekim për princin Xhorxh”./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne