Maariv: Ka ardhur koha që të publikohen marrëdhëniet mes Izraelit dhe Arabisë Saudite

Gazeta izraelite Maariv, në një artikull të saj shkruan se ka ardhur koha që të bëhen publike marrëdhëniet mes Arabisë Saudite dhe regjimit sionist.

Gazeta në fjalë, regjimin sionist e ka cilësuar mbështetës të fshehtë të Arabisë Saudite dhe pasi ka kritikuar politikat e kabinetit të regjimit sionist për fshehjen e marrëdhënieve me Arabinë Saudite shkruan se duke pasur parasysh nevojën e madhe të Arabisë Saudite për Izraelin, ka ardhur koha që marrëdhëniet mes tyre të bëhen publike. Kjo gazetë i kërkoi regjimit sionist që të heqë dorë nga mohimi i takimeve të fshehta me sauditët, pasi kjo është në interes të Izraelit. Më herët Yisrael Katz, ministër i informacioni i regjimit sionist haptazi ka parashtruar kërkesën për Selman Bin Abdul’aziz që ky i fundit të ftojë Beniamin Netanjahu për një vizitë në Arabinë Saudite dhe ka shtuar se Izraeli për të normalizuar marrëdhëniet ka propozuar bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe informative me Arabinë Saudite./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne