Maas: Gjermania kërkon përmirësimin edhe më shumë të marrëdhënieve me Turqinë

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas tha se dëshirojnë normalizimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes Gjermanisë dhe Turqisë.

Maas në një deklaratë për gazetën “Kölner Stadt-Anzeiger” foli në lidhje me vizitën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan (ende të pacaktuar), që do ta realizojë në Gjermani.

Maas thekson se normalizimi i marrëdhënieve është në interes të të dy shteteve. Sipas tij, marrëdhëniet me Turqinë kanë një rëndësi jetike për ta për shkak të 3 milionë qytetarëve me prejardhje turke që jetojnë në Gjermani, duke theksuar se edhe Turqia ka interes sidomos për nga aspekti i marrëdhënieve ekonomike.

Shefi i diplomacisë gjermane Maas thotë se në takimet gjatë vizitës së presidentit Erdoğan do të shtrohen në tryezë çështjet të cilat po diskutohen një kohë të gjatë. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne