Macron: Asad do të qëndrojë në pushtet pas shkatërrimit të ISIS

Presidenti francez Emanuel Macron të dielën foli për të ardhmen politike siriane pas disfatës së ISIS dhe tha se presidenti Bashar al-Asad do të mbetet në pushtet.

Sipas IRNA, Macron, duke ngritur disa akuza kundër Asad, foli mbi planin francez për të ardhmen e Sirisë, vendosjen e paqes, aksionin e çminimit, qytetërimin dhe arritjen e një zgjidhjeje politike të krizës në vend. Presidenti francez njoftoi përfundimin e misionit të të ashtuquajturit koalicion kundër ISIS të udhëhequr nga SHBA afati i të cilit përfundon deri në mes të shkurtit 2018 dhe shprehu shpresën se një proces politik për paqe do të fillonte në prani të përfaqësuesve të qeverisë siriane dhe grupeve të opozitës. Presidenti francez e bëri këtë deklaratë në një kohë kur zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara (Pentagoni) Adrian Rankin Galoway kohët e fundit ka thënë se trupat amerikane do të mbeten në Siri për aq kohë sa ata “kanë nevojë për ta”. Komentet e Makaronit të dielën bëhen në një kohë kur vendet perëndimore prej gjashtë vitesh duke mbështetur grupet terroriste në Siri janë munduar të rrëzojnë qeverinë e presidentit Bashar al-Asad./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne