Bota

Macron kërkon partneritet strategjik me Turqinë dhe Rusinë në fushën e mbrojtjes

“Interesimi ynë me Turqinë dhe Rusinë synon një partneritet strategjik, i cili do të stabilizonte marrëdhëniet me Bashkimin Evropian (BE) në afat të gjatë dhe do t’u siguronte më shumë fuqi dhe qëndrueshmëri marrëdhënieve”, tha Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Këtë deklaratë Macron e bëri në Helsinki gjatë konferencës së përbashkët të shtypit me Presidentin Sauli Niinistö.

“Në takimin që pata me Niinistö biseduam për çështjen e Rusisë,- u shpreh Macron, duke shtuar se Evropa mund ti zhvillojë më shumë marrëdhëniet që ka me Rusinë kur të ketë fituar autonominë e plotë në aspektin e mbrojtjes dhe strategjik”.

“Vizioni ynë strategjik duhet të jetë partneriteti strategjik në fushën e mbrojtjes me fqinjët tanë më të afërt. Interesimi ynë me Turqinë dhe Rusinë synon një partneritet strategjik, i cili do të stabilizojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian (BE) në afat të gjatë dhe do tu sigurojë më shumë fuqi dhe qëndrueshmëri marrëdhënieve”,- tha Macron.

Marrëdhëniet midis BE-së dhe Rusisë duhet të rishikohen,- vazhdoi më tej fjalën e tij Macron, duke nënvizuar nevojën e zhvillimit të një vizioni të ri të përshtatshëm ndërmjet BE-së dhe Rusisë duke përfshirë çështjet e sigurisë kibernetike, mbrojtjes dhe partneritetit strategjik.

Macron vuri në dukje se Rusisë i duhet të punojë më shumë në këtë drejtim./ trt

OPINIONE

INTERVISTA