Bota

Macron ndalon hyrjen e gazetarëve të “Russia Today” në Elysee

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ndaloi hyrjen në Pallatin Presidencial të gazetarëve të gazetës “Russia Today” me arsyetim se publikojnë lajme të njëanshme.

Emmanuel Macron për revistën “Le Point”, e cila para pak ditësh publikoi një artikull të njollosjes së Presidentit Recep Tayyip Erdogan, krahas reagimit të Turqisë bëri fjalë për lirinë e shprehjes dhe të shtypit.

Ndërkaq Macron, i cili disa herë kritikoi gazetarinë e “Russia Today” duke e cilësuar si të njëanshme, ndërsa kësaj radhe vendosi të ndalojë hyrjen e gazetarëve të “Russia Today” të akredituar në Francë në Pallatin Presidencial.

Gazetarët u ndaluan nga policia në hyrje të Pallatit Presidencial Elysee deri sa ishin duke hyrë në pallat sikurse edhe gazetarët të tjerë. Në pamjet e xhiruara fshehurazi dhe të publikuara nga gazetari duket polici duke thënë se “Ky është urdhër i prerë i Presidentit. Nuk do që ju të hyni. Për deri sa jeni në Russia Today nuk do të mund të hyni”.

Gazetari i habitur i Russia Today, Kyrill Kotikov gjatë pjesëmarrjes në një program radiofonik ka thënë se “Kur nuk është parë që Presidenti të vendos se kush është gazetarë e kush jo? Për më tepër ne nuk jemi të huaj, jemi gazetarë francez me kartë të identiteti të gazetarëve të lëshuar nga Franca”./ trt

OPINIONE