Agim Fazliu
Lideri karizmatik i Francës, Emanuel Macron, po kërkon “ringritjen e Evropës”. I ardhur në krye të Francës si politikan i qendrës, ai shihet si amortizues i krahut të majtë dhe atij ekstrem në vendin e tij, shkruan SHENJA. Nga ky pozicion balancues ai ka fituar me shumicë të qartë të gjitha zgjedhjet në Francë. Është parë si binjaku i kryeministrit simpamatik kanadez, dhe një model për liderë të rinj të Evropës, e cila është në ethe pas rritjes së fuqisë së partive të djathta dhe frikës për çarjen e Bashkimit Evropian pas largimit të Britanisë së Madhe.
Por, një deklaratë e sotshme e bën presidentin franzez të duket më shumë si një bashkëmendimtar i presidentit amerikan Donald Trump. Propozimi i Macron për “ringritjen e Evropës” tingëllon ngjashëm me slloganin “Ta bëjmë Amerikën të madhe” të Trampit, që është manifestuar me politika shtrënguese sociale dhe kufizime ndaj emigrantëve.
Image result for Christian Kern emmanuel macron
Pikërisht këtë e propozon edhe presidenti francez Emmanuel Macron. Ai ka folur kundër rregullave evropiane që u lejojnë firmave në vendet me paga të ulëta të dërgojnë punëtorë në shtetet më të pasura të BE-së, me kontrata që u sigurojnë punëtorëve pagën minimale të vendeve pritëse, por që taksat dhe pagesat sociale paguhen në vendin e origjinës. Macron këtë e ka quajtur “tradhti të shpirtit evropian”.
Macron pretendon se sistemi krijon konkurrencë të padrejtë në vende më të pasura si Franca dhe Austria.
Macron propozon që kohëzgjatja e këtyre kontratave të kufizohet në një vit, për të përforcuar masat dhe për të siguruar respektimin e rregullave, si dhe për të garantuar paga të barabarta me punëtorët lokalë. “Tregu i vetëm evropian dhe lëvizja e lirë e punëtorëve nuk kanë për qëllim të krijojnë një garë në aspektin e rregullave sociale”, u tha Macron gazetarëve, pas takimit me kancelarin austriak Christian Kern.
Macron është duke realizuar një turne treditësh në Evropën Qendrore dhe Lindore, ku zyrtrisht ka për qëllim të ndihmojë për tejkalimin e dallimeve ndërmjet vendeve perëndimore dhe shteteve më të varfra të Evropës Lindore, që ka zgjatur me vite.
Cavalry march in the Bastille Day parade
Por, me deklaratat për “tradhtinë e shpirtit evropian”, duket se Macron noton në anën e kundërt të agjendës zyrtare. Ai po duket se po i afrohet retorikës së presidentit amerikan, të cilin e kishte të ftuar special gjatë ceremonisë së shënimit të ditës së Ditës Kombëtare të Francës. Tramp e Macron ishin afër njëri tjetrit gjatë paradës më të madhe ushtarake në botën perëndimore që u realizua më 14 korrik në sheshin e Bastiles, simbolit të Revolucionit Borgjez Francez.
Por, analistët e kanë vërejtur një trajektore të zhdrejtë të qëndrimit të presidentit francez ndaj homologut amerikan. Macron cilësohet si populist i mrekullueshëm në këtë situatë. Në fund të samitit të G20 në Hamburg, më 8 korrik, presidenti Macron foli për “botën që si kurrë më parë nuk ka qenë kaq e ndarë”, për “forcat centrifugale që asnjëherë nuk kanë qenë kaq të fuqishme”. Kjo retorikë ishte një kritikë e drejtpërdrejtë e politikës së presidentit Trump.
Rejtingu i presidentit amerikan në Evropë duket se është përdorur nga Macron, në mënyrë populiste, por politikisht të zgjuar. Qëllimi i tij duket se ishte të rrisë profilin si “udhëheqës botëror”. Presidenti Macron ishte veçanërisht i shpejtë për ta kuptuar këtë mundësi gjatë debatit për klimën. “Bëni planetin tonë të madh përsëri” ishte slogani i tij, si përgjigje për slloganin “Ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”.
Mbetet të shihet se si do të luajë me këto karta kundërthënëse presidenti francez, i cili vlerësohet si njëri prej politikanëve më të zgjuar për të fituar simpatinë e opinionit publik. /SHENJA/