Macron takohet me Emirin e Katarit dhe princin e kurorës së Abu Dhabi

Presidenti francez do të takohet me Emirin e Katarit dhe princin e kurorës së Abu Dhabit.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, në vazhdim të përpjekjeve ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës midis vendeve arabe dhe Katarit, Emanuel Makron, presidenti i Francës do të takohet në takime të ndara me Emirin e Katarit, Tamim ben Hamd Al Thani dhe me princin e kurorës së Abu Dhabit, Mohamed ben Zajed Nehjan. Ndërkaq, presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka zhvilluar një video konferencë trepalëshe me homologun e tij francez dhe me Emirin e Katarit, ku kanë diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit për zgjidhjen e problemit të ndërprerjes së marrëdhënieve midis vendeve arabe dhe Katarit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne