Macron: Tërheqja e ShBA nga marrëveshja bërthamore me Iranin çon në luftë

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se tërheqja e ShBA nga marrëveshja bërthamore me Iranin mund të çojë në luftë. Macron e ka nërë deklaratën në një intervistë me revistën gjermane “Spiegel” që citohet nga media të ndryshme. Kjo do të thoshte hapje e kutisë së Pandorës, do të thoshte luftë. Nuk besoj se Donald Trump do luftë, citohet Macron.

Macron: Trump pulling out of Iran deal ‘could mean war’

Sipas tij largimi i Trump nga marrëveshja me Iranin po bëhet për arsye politike të brendshme, por ajo priret të çojë në izolim të Teheranit. Marrëveshja e vitit 2015 sanksiononte reduktim dhe kufizim të kapaciteteve dhe aktivitetit bërthamor iranian në këmbim të heqja së sanksioneve që i janë vënë këtij vendi për këtë arsye.
Marrëveshja ishte një përpjekej e pesë vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Bashkimit Europian dhe u trumbetua si arritje e madhe. Ajo sillte një klimë të re në raportet e ShBA me shiitët në Lindjen e Mesme, duke goditur pozitat e Izraelit dhe sunitëve të përfaqësuar nga sauditët.

Duket se diçka jo e vogël ka ndryshuar pasi Trump ka riaktivizuar marrëdhëniet me Riadin, prej nga ku së fundmi po vijnë mesazhe paqëtuese edhe me Izraelin. Princi i kurorës në Arabinë Saudite ka deklaruar se vendi i tij “nuk ka detyrime të mbrojë palestinezët”, duke nënkuptuar se armiku kryesor është Irani.

Për marrëveshjen në fjalë ka një përplasje të madhe edhe në pikëpamjen e mundësisë së rinegociimit tani që Trump e ka cilësuar atë si më të keqen e mundshme. Ministri i Jashtëm iranian, Zarif, deklaroi në një videokonferencë dy ditë më parë se nuk do të ketë asnjë rinegociim, pasi ShBA nuk ka përmbushur detyrimet që i ka marrë vetë.

Në këtë kuadër, pozita ndërkombëtare e ShBA është vënë në pikëpyetje për seriozitetin dhe qëllimet e veta. Kësaj i shtohet edhe fakti se brenda vetë establishmentit amerikan ka qasje të ndryshme. Kështu bëhet e ditur se ish-sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry po lobon shumë që të ruhet marrëveshja bërthamore e vitit 2015 duke vendosur kontakte me liderët europianë.

http://thehill.com/policy/national-security/386310-kerry-quietly-discusses-efforts-to-save-iran-deal-with-foreign

Kjo pasi një tërheqje e njëanshme e ShBA nga marrëveshja, pa Europën do ta bënte të vështirë çdo aktualizim të axhendës së Uashingtonit që sipas Macron mund të jetë edhe lufta. Sidomos për faktin se kriza siriane dhe ajo libaneze mbeten një patate e nxehtë për Perëndimin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne