Mad Dog Mattis, shkatërruesi i Rakës, shqetësohet rreth humbjes së autoritetit të moralit

nga Finian Cunningham.

Është koha e universit paralel në të cilën shefi i Pentagonit James ‘Mad Dog’ Mattis ankohet se autoriteti i moralit i Amerikës po dëmtohet nga të tjerët – veçanërisht nga lideri rus Vladimir Putin.

Ky është ish-gjenerali i marinës, i cili e fitoi reputacionin e tij të pamëshirshëm gjatë pushtimit të paligjshëm te Irakut kur trupat amerikane shkatërruan qytetin irakian të Falluxhës në periudhën e viteve 2004-2005 duke përdorur në bombardimet kundër banorëve fosfor të bardhë të ndaluar.

Një përsëritje e këtyre krimeve të luftës ndodhi përsëri vitin e kaluar nën hundën e Mattisit si shef i Pentagonit kur avionët e SHBA-së shkatërruan qytetin sirian të Rakës, duke vrarë mijëra civilë. Madje edhe organizata pro amerikane Human Rights Watch u zemërua dhe e urreu përdorimin e përsëritur të fosforit të bardhë gjatë asaj fushate për të “çliruar” Rakën, gjoja prej xhihadistëve.

Këto janë vetëm dy shembuj nga arkivat e shumta të krimeve amerikane të luftës të kryera gjatë disa dekadave, nga Lufta Koreane në fillimin e viteve 50 ku bombardimet amerikane vranë miliona civilë të pafajshëm deri tek ndërhyrja e paligjshme në Siri, Libi, Irak dhe Vietnam.

Të ankuarit e Mattisit javën e kaluar, gjatë një fjalimi në një kolegj të marinës se autoriteti moral i Amerikës po dëmtohej nga Putini është një simptomë e të menduarit zyrtar që ka infektuar Uashingtonin.

Sipas Mattisit, problemi i reputacionit global të zvogëluar të Amerikës nuk ka të bëjë aspak me sjelljen e keqe të SHBA-së – megjithëse provat janë të plota për të provuar sjelljen e saj sistematikisht të keqe. Problemi sipas tij është se Putini i Rusisë në një farë mënyre po e nënvlerëson autoritetin moral të Uashingtonit.

Mattis i tha audiencës: “Putin synon të zvogëlojë joshjen e modelit demokratik perëndimor dhe po përpiqet të minojë autoritetin moral të Amerikës.” Ai shtoi se “veprimet e udhëheqësit rus në këtë moment janë të dizajnuara për të mos sfiduar armët tona, por për të nënvlerësuar dhe kompromentuar besimin në idealet tona”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes nuk e shpjegon sipas mendimit të tij se si Rusia po e arrin këtë komplot të ulët për të dëmtuar Amerikën. Ai thjesht pohohet si fakt. Kjo ka qenë një temë e ricikluar pa pushim nga zyrtarët në Uashington, Bruksel dhe nga liderët e tjerë të qeverive perëndimore dhe sigurisht edhe nga NATO-ja dhe institutet e tyre të studimeve strategjike. Të gjitha këto janë detyruar të jepen edhe nga mediat perëndimore.

Është klasike që të mos e pranosh opinionin. Humbja e përgjithshme e legjitimitetit dhe autoritetit nga qeveritë perëndimore duket se nuk ka të bëjë aspak me dështimet e tyre që vijnë nga masat ekonomike shtrënguese të falimentuara, kushtet e përkeqësuara sociale, luftërat ilegale të udhëhequra nga SHBA, pasojat e terrorizmit dhe emigrimi masiv i refugjatëve.

Por jo. Ajo që elitat qeverisëse po përpiqen të bëjnë është që fajin e tyre tua hedhin të tjerëve, kryesisht Rusisë.

Analisti politik amerikan Randy Martin thotë se vërejtjet e fundit të Mattis tregojnë një formë të mashtrimit kolektiv në mesin e institucioneve politike perëndimore dhe mediave të tyre kryesore.

“Ky është një mashtrim i madh në të cilin kanë rënë Mattis dhe udhëheqësit perëndimorë. SHBA po dëmton dhe kompromenton besimet dhe idealet e veta të njohura, sepse ajo ka humbur çdo integritet moral që mund të ketë pretenduar për shkak të dekadave të sjelljes së saj kriminale”, thotë Martin

Analisti shtoi: “I ashtuquajturi autoriteti moral amerikan është kalimi i lirë që i jep vetes për të rrëzuar demokracinë në Ukrainë dhe për ta zëvendësuar me neonazistët; ajo e ka kthyer Libinë e begatë në një djerrinë pasi ka vrarë udhëheqësin e saj Muamar Gadafin; financon dhe sponsorizon hapur grupin terrorist MKO në Iran për ndryshimin e regjimit iranian; dhe është këmbë e kokë e zhytur në nxitjen e luftës gjenocidale të koalicionit saudit në Jemen”.

“Pavarësisht nga veprimet kriminale të kryera nga SHBA dhe të pranuara në heshtje nga aleatët evropianë, Uashingtoni predikon një doktrinë të çuditshme të jashtëzakonshmërisë dhe në njëfarë mënyre i atribuon vetes një të drejtë morale për të dominuar botën. Ky është fryt i mendjeve të sëmura të sociopatëve”, thotë Martin.

Këtë javë bënë lajm tre çështje që kanë të bëjnë me autoritetin moral në rënie të Amerikës.

Së pari, u panë skena tronditëse të mijëra fëmijëve të emigrantëve që ndaheshin nga prindërit e tyre në kufirin meksikan që më vonë vendoseshin me forcë nëpër kafaze telesh. Ka pasur një dënim masiv në mbarë botën mbi politikën e pashpirt “zero tolerancë” të administratës Trump. Kombet e Bashkuara e kanë dënuar atë duke e quajtur “të papërgjegjshëm”.

Një redaktor i Washington Post e quajti politikën e Trumpit “barbare” dhe tha se po i shkaktonte “dëm të madh strukturës së demokracisë sonë”.

Së dyti, administrata Trump po nxit përpara me pakujdesi një lufte tregtare kundër Kinës dhe aleatëve të saj perëndimorë. Vendosja e njëanshme e tarifave nga Shtëpia e Bardhë në mospërfillje të ligjeve ndërkombëtare të tregtisë ka bërë që zyrtarët evropianë të trishtohen për atë se si Trump po e “minon sistemin e bazuar në rregullat globale”.

Së treti, ekziston një tmerr i përhapur prej katastrofës humanitare që po shpaloset në Jemen, ku miliona civilë rrezikojnë të vdesin nga uria për shkak të ofensivës së Saudisë dhe Emirateve të mbështetura nga SHBA në qytetin portual të Hodeidas.

Së fundmi, tërheqja e SHBA-së këtë javë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara me bazë në Gjenevë, të cilin ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley e kritikoi ashpër për paragjykimet e mëdha kundër Izraelit, shkaktoi shtangie pasi Uashingtoni po përpiqej cinikisht të bllokonte kritikat për mbështetjen e dhënë ndaj Izraelit në pushtimin e paligjshëm të territorit palestinez.

Në të treja çështjet vihet re se gjendja globale e SHBA-së është e dëmtuar nga politikat, vendimet dhe sjelljet e saj. Gjithnjë e më shumë, Uashingtoni po kthehet në një regjim me të drejta të plota të mashtruesve që shumë vëzhgues tashmë e kanë thënë prej kohësh se erdhi nga dekadat e gjata të luftrave të paligjshme. Ndryshe nga më parë, imazhi mashtrues tani po vihet re megjithë mitet dhe propagandat që mediat perëndimore kanë prodhuar për dekada me radhë.

Protestat e Mattisit rreth humbjes së autoritetit moral të SHBA-së kanë të bëjnë më shumë me një frikë në rritje të lakuriqësisë së vet. Ashtu sikurse perandori që nuk kishte rroba, shëmtia e zhveshur e fuqisë globale amerikane po bëhet gjithnjë e më e ekspozuar.

Sigurisht që fuqia amerikane nuk u bë më e keqe ose e papëlqyeshme me kalimin e kohës. Ajo ka qenë njësoj gjithmonë edhe në të kaluarën, por ishte fshehur lehtësisht nga media efikase dhe servile.

Me rritjen e komunikimit global dhe burimeve alternative të lajmeve dhe analizave, monopoli i mëparshëm i medias që SHBA gëzonte së bashku me shërbëtorët e saj perëndimorë nuk është më dominues. Publiku perëndimor në veçanti ka më shumë burime informacioni për të lejuar një vlerësim më kritik dhe të pavarur për qeveritë e tyre dhe rrëfimet zyrtare. Kjo është edhe arsyeja pse “autoriteti i moralit” i supozuar i qeverisë amerikane po sfidohet. Njerëzit po shohin përmes perdes të gënjeshtrave dhe dezinformatave dhe po bëjnë konkluzione të sakta.

Jo vetëm rrobat, por edhe duart e perandorit janë të mbuluara me gjak nga krimet masive kundër njerëzimit dhe nga luftërat e egra agresive që më parë ishin mohuar apo fshehur.

Dikush dyshon se shqetësimi i vërtetë i Mattisit dhe apologjeve të tjerë për luftërat e paligjshme të SHBA-së dhe sjelljen keqdashëse është se e vërteta pa llustra po thuhet nga burime alternative.

“Autoriteti i moralit” i supozuar i Amerikës nuk po humbet. Ajo asnjëherë nuk e ka pasur një të tillë. Ai që po humbet është iluzioni i autoritetit./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne