Madeleine Albright vjen në Kosovë për 20 vjetorin e hyrjes së NATO-s

Ish-sekretarja e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright, do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 vjetorit të çlirimit.

Albright gjithashtu do të mbajë fjalim në tubimin qendror për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

“Më 12 qershor 2019 Kosova shënon 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së. Ne jemi duke shënuar këtë përvjetor historik të Kosovës bashkë me miqtë dhe aleatët tonë me të cilët ndajmë vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë. Njëkohësisht, ne po nderojmë të kaluarën tonë dhe vizionin tonë për paqe të qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të ngjarjeve për 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Ky organizim do të zhvillohet më 12 qershor, me fillim nga ora 11:00, në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.

“Ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në tubimin qendror, dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të falënderuar Sekretaren Albright për kontributin e saj të vazhdueshëm për paqe dhe liri në Kosovë”, thuhet në njoftim./kallxo

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne