Maduro iu drejtohet amerikanëve: një “Vietnam” ju pret nëse shkelni në Venezuelë

Maduro i cili e di se kërcënimi më i madh i vjen nga jashtë, iu drejtua amerikanëve me fjalët: “Nëse sulmoni, do ta pësoni më keq se në Vietnam.”

Një prej mbështetjes më të fortë për Maduron erdhi nga Bashkimi Europian, sepse pak ditë më parë partia qeverisëse greke Syriza tha se mbështet presidentin socialist. Guaido vetë shkroi në kolonat e NYT se ai “ka nevojë për mbështetjen e qeverive, institucioneve dhe individëve pro-demokraci në mbarë botën”.

“Kam filluar me procesin e rekrutimit të ambasadorëve dhe gjetjen e vënien në funksionim të aseteve kombëtare jashtë vendit”, ka shkruar Guaido pastaj ka sqaruar planet e tij të brendshme.

Nga ana tjetër, Maduro u tha amerikanëve të mërkurën se një ndërhyrje ushtarake do të mund “t’u risillte Vietnamin më keq sesa mund ta imagjinonin”.

Publiku ndërkombëtar tani është duke pritur për atë që do të ndodhë në fundjavë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne