Bota

Maduro për median turke: Venezuela lufton për demokracinë dhe pavarësinë

Kryetari i Shtetit të Venezuelës, Nicolas Maduro tha se do të anashkalojnë tentativën për grushtshteti në vend.

Maduro bëri deklarata për median turke në lidhje me zhvillimet e fundit të jetuara në Venezuelë.

Ai tha se në emër të Venezuelës, në emër të demokracisë dhe pavarësive të tyre janë duke kaluar nga një luftë.

“Të gjitha ato që po ndodhin kanë lidhje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ato na sulmojnë dhe mendojnë se Venezuela është oborri i tyre” tha Maduro.

Ai theksoi se betimi i Kryetarit të Kuvendit Kombëtar, Juan Guaido si kryetar shteti i përkohshëm bie ndesh me ligjet.

Maduro u shpreh edhe për telefonatën e Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në lidhje me ngjarjet dhe tha: “I nderuari Erdoan është një burrë me kurajë që tregon respekt për vlerat. Ne kemi besim tek bashkëpunimi me popullin turke dhe Presidentin Erdoan”.

Kryetari i Shtetit të Venezuelës, Nicolas Maduro tha se problemet që jetohen në vendin e tij, do t’i tejkalojnë me rrugën e ligjit dhe drejtësisë.

Kurse në lidhje me deklaratat e disa vendeve të Evropës se nëse nuk zhvillohen zgjedhje të parakohshme do të njohin Guaidon (si kryetar shteti), Maduro tha se Evropa gabon në lidhje me Venezuelën.

Ai rikujtoi se zgjedhjet presidenciale në vendin e tij u zhvilluan vitin e kaluar dhe se fitoi me 65% të votave kurse zgjedhjet e Kuvendit Kombëtar do të zhvillohen në vitin 2020.

Maduro shpjegoi se sistemi zgjedhor në vendin e tij është shumë modern dhe përdorin sistemin e monitorimit kombëtar.

Ai tërhoqi vëmendjen se Venezuela është nën disa sulme financiare dhe ekonomike dhe bëri të ditur se brenda këtij viti do të mposhtin hiper inflacionin./ trt

OPINIONE