Mafia e rrëmbimit të njerëzve dhe trafikimit të qenieve njerëzore në grupin MEK

Përkufizimi i trafikimit të qenieve njerëzore dhe qëllimi nga përkufizimi i këtij fenomeni i cili është i urryer në normat botërore dhe gjithashtu nga pikëpamja e të gjithë kombeve dhe në ligjin e të gjitha shteteve konsiderohet “vepër kriminale”, duhet thënë se në realitet ky fenomen është vetëm një model i ri skllavërisë i cili kryhet në botën e sotme moderne.

Qëllimi i kryerjes së kësaj vepre kriminale, kryesisht është transferimi dhe marrja e njerëzve me qëllim të detyrimit të persona për shitjen e trupit, të detyrimit të personave që të kryejnë punë të vështira dhe në disa raste për kryerjen e veprimeve jonjerëzore. Ky fenomen i cili sot kryhet në kuadër të një lloj tregtie, pas trafikimit të armëve dhe lëndëve narkotike, konsiderohet tregtia e tretë ilegale në botë e cila për fat të keq është zhvilluar deri në një nivel shqetësues.

Historike dhe arsyet e shfaqjes së trafikimit të qenieve njerëzore në grupin terrorist MEK

Historiku i këtij veprimi në grupin terrorist MEK daton që nga fundi i viteve 1980-ta, kur ky grup transferonte pjesëtarët e tij nga Irani në mënyrë ilegale jashtë kufijve të tij. Statistikat jo zyrtare tregon se me dhjetëra mijëra pjesëtarë ose përkrahës të organizatës Mujahedine Khalk (MEK) që nga ai vit për një periudhë 9 vjeçare, kanë dalë jashtë kufijve të Iranit.
Vendet që ishin destinacion i këtij trafikimi të qenieve njerëzore, ishin Iraku, Turqia, Pakistani dhe vendet evropiane. Arsyet e këtyre veprimeve ishin përdorimi i këtyre personave si forca jashtë Iranit dhe kryesisht dhënia e trajnimeve terroriste dhe për t’i dërguar më pas ata brenda në Iran për kryerjen e veprimeve terroriste brenda në Iran. Rezultat i këtyre veprimeve të grupit terrorist MEK ishte vrasja e mbi 12000 qytetarëve iranianë me anë të veprimeve terroriste të këtij grupi.

Përkufizimi i MEK rreth trafikimit të qenieve njerëzore!

Lideri i grupit terrorist MEK Masud Rajavi, trafikimin e qenieve njerëzore e ka quajtur një prej shtyllave kryesore të veprimtarisë së grupit terrorist MEK që nga viti 1980 e më pas dhe kryerjen me sukses të kësaj veprimtarie e ka quajtur jetike për këtë grup. Masud Rajavi gjatë një mbledhje të përgjithshme në pranverën e vitit 1987 në kampin Ashraf, transferimin e çdo personi pjesëtar të grupit MEK nga Irani jashtë kufijve të tij, e ka quajtur “operacion të rëndësishëm”. Pikërisht ky vështrim i shoqëruar me indoktrimet e devijuara të Rajavi në grupin terrorist MEK, u bë shkak që pjesëtarët e këtij grupi në bindjen e tyre, trafikimin e qenieve njerëzore ta konsideronin operacion të shenjtë!

Qendrat kryesore e MEK për trafikimin e qenieve njerëzore

Me qëllim të largimit të përkrahësve të organizatës Muxhahedine Khalk nga Irani ishin krijuar disa qendra në Jordani, Turqi, Pakistan, Emirate të Bashkuara Arabe, Holandë, Gjermani, Itali, Spanjë dhe në Francë si dhe disa qendra në Bagdad. Akbar Ghorbani, një prej anëtarëve të lartë të grupit MEK, dhe Abul-Hasan Moxhtehidzade, anëtar i Këshillit Qendror të grupit terrorist MEK, ishin dy nga përgjegjësit kryesorë të këtyre qendrave. Qendra kryesore e trafikimit të qenieve njerëzore të MEK ishte një bazë me emrin “Xheza” e cila u krijua nga grupi terrorist MEK në vitin 1985 në Sulejmanije të Irakut. Në këtë qendër ishin vendosur përfaqësues të shumë grupeve kontrabandiste të qenieve njerëzore si organizata Khabat e Kurdistanit, Partia Demokratike e Kurdistanit, Kumle, Mafia e Turqisë, Mafia e Pakistanit, Mafia e Emirateve të Bashkuara Arabe. Të gjitha këta faktorë vepronin si kontraktorë të organizatës Muxhahedine Khalk nën mbikëqyrjen e disa anëtarëve të lartë të MEK. Kontrabandistët e strukturave inteligjente dhe të sigurisë së partisë Ba’th kanë ndihmuar në masë të madhe këtë qendër pas krijimit të marrëdhënieve të mira mes MEK dhe Sadam Husejnit.

Trafikimi i fëmijëve

Deri para shfaqjes së fenomenit të shëmtuar “divorci i detyruar” në vitet 1987 dhe 1988 në organizatën Muxhahedine Khalk, shumë prej pjesëtarëve të këtij grupi me familje jetonin në kampet e grupit terrorist MEK, mirëpo për shkak të kufizimeve jo njerëzore të krijuara nga Rajavi, fëmijët e këtyre familjeve mbaheshin në një qendër të quajtur “Pansion” dhe prindërit e tyre kishin të drejtë vetëm në në fund të javës të merrnin fëmijët e tyre nga Pansioni dhe t’i çonin ata në vendin ku banonin vetë ata. Pas këtij takimi të shkurtë, prindërit përsëri ishin të detyruar t’i dërgonin fëmijët e tyre në Pansion.

Mirëpo as kjo situatë nuk ishte e pëlqyer nga Rajavi, sepse ekzistenca e këtyre fëmijëve bëhej shkak që prindërit të jenë të varur për lidhjet familjare dhe kjo pengonte shfrytëzimin e pjesëtarëve të grupit terrorist MEK si “FLIJUES”.
Pas fillimit të agresionit ushtarak të Irakut kundër Kuvajtit në vitin 1990, nga ana e Rajavi u paraqit preteksti për mbrojtjen e jetës së fëmijëve dhe ai arriti që në kuadër të një varg masash, foshnjat dhe fëmijët deri në moshën 12 vjeçare, t’i largojë nga Iraku dhe nëpërmjet bandave kontrabandiste t’i dërgojë në vende të tjera.
Në këtë mënyrë u shkatërrua institucioni i familjes në grupin terrorist MEK dhe shumica e këtyre fëmijëve që prindërit e të cilëve janë vrarë gjatë operacioneve terroriste, humbën tërësisht lidhjet familjare. Dimensioni tjetër tragjik i këtij fenomeni, ishte fati i fëmijëve. Ajo kategori e fëmijëve të cilët kishin kapacitet të përshtatshëm për trajnim, edhe në vendet e tjera u vendosen nën trajnime ushtarake dhe ideologjike në mënyrë që në kohën e duhur të përdorën për kryerjen e operacioneve terroriste në Irak ose në Iran.
Këta fëmijë u vendosen nën indoktrinim dhe u trajnuan deri në atë masë saqë konceptin e familjes e dinin vetëm nën hijen “babait Masud”. Pjesa tjetër e fëmijëve ose u vendosen në dispozicion të përkrahësve të kësaj organizate jashtë Iranit ose u shitën dhe u birësuan te familjet e huaja të cilat nuk kishin fëmijë.
Fati i këtyre fëmijëve ka shkuar deri në atë masë tragjike saqë në Irak janë publikuar edhe raporte për abuzimin seksual të vajzave të mitura nga prindërit që kanë birësuar ato si fëmijë.

Vitet 1990-ta dhe kapitulli i ri i trafikimit të qenieve njerëzore

Me fillimin e viteve 1990-ta, organizata Muxhahedine Khalk u përball me një reduktim të forcave dhe me një krizë e cila në realitet e rrezikoi jetën e këtij grupi sepse numri i forcave konsiderohet faktori kryesor për jetesën e MEK dhe shumat e parave që ky grup merrte për punë mercenare nga regjimi i Sadam Husejnit, vareshin në mënyrë të drejtpërdrejtë me numrin e forcave. Kjo çështje nga njëra anë dhe urrejtja e popullit iranian ndaj këtij grupi terrorist për shkak të veprimtarisë mercenare në favor të Sadam Husejnit gjatë luftës së Iranit dhe Irakut nga ana tjetër, u bënë shkak që metodat e vjetra që ndiqeshin nga ky grup në emër të lirisë dhe luftës, të mos kenë efikasitetin e duhur, prandaj MEK për të mbledhur forca të reja u detyrua të bëjë mashtrime të reja.
Me këtë pretekst dhe për ta plotësuar këtë mungesë, u miratua një plan i cili në realitet ishte produkt i mendjes së sëmurë të vetë Rajavi. Në kuadër të këtij plani i cili realizohej me bashkëpunimin e agjenteve dhe mercenarëve të grupit terrorist MEK në vendet fqinjë të Iranit sidomos në Turqi, por edhe në kufijtë perëndimorë dhe lindorë të Iranit, u vendos që iranianët të cilët largohen nga Irani me qëllim që të shkojnë të punojnë në vendet perëndimore, të mashtrohen dhe me premtim të punësimit në Evropë, të dërgohen në Irak dhe të futen në kampin Ashraf. Natyrisht se kjo kontrabandë e qenieve njerëzore nuk u kufizua vetëm jashtë kufijve të Iranit, sepse disa grupe kontrabandiste të qenieve njerëzore në shkëmbim të marrjes së shumave të mëdha të parave nga MEK, vepronin edhe brenda në Iran të cilat i mashtronin njerëzit me premtim të gjetjes së punës më të mirë dhe në mënyrë ilegale i largonin ata nga Irani dhe i dërgonin në kampin Ashraf në Irak.

Nëse hidhet një vështrim mbi deklaratat e pjesëtarëve që janë ndarë nga grupi terrorist MEK të cilët më parë ishin bashkuar me këtë grup me metoda të tilla, përmasat e këtij fenomeni bëhen të qarta më mirë. Megjithatë ekziston edhe mundësia dhe dilema që këta persona përkundër pretendimeve të tyre, ata me vetëdije të plotë janë bashkuar me grupin terrorist MEK dhe tani që janë kthyer në Iran mund të kenë ndonjë program të caktuar mashtrues dhe kthimi i tyre mund të jetë edhe si një taktikë e programuar./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne