Shqiperia

“Mafia e tokave”, Artan Hoxha: Në Librazhd është regjistruar si pronë private dhe një pjesë e Hekururdhës

Emisioni “Java” në RTSH ka vijuar edhe këtë të premte me publikimin e kallzimeve të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Prokuriri. Kësaj radhe janë pulbkkuar kallzimet ndaj kryeregjistrueve, punonjësve dhe specialistëve të hipotekave për dhënien e titujve të pronësisë.

Bëhet fjale për tjetërsime dhe dhënie në kundërshtim me ligjin të titullit të pronësisë nga ana e Hipotekës në bregdetin e Sarandës, në Korçë, Librazhd Berat dhe Shkodër. Dëmi i përllogaritur nga KLSH arrin në disa miliona euro ndërsa fatura sociale e qytetarëve shqiptar e parikuperueshme.

Absurdi arrin deri aty sa në Librazhd është regjistruar si pronë private dhe një pjesë e Hekururdhës, e cila është pronë publike dhe asset kombëtar, referoi gazetari investigative, Artan Hoxha.

Bëhet fjalë për një skemë mafjoze me “prestanome” për regjistrimin e pasurive, kanosje, dhunë dhe vrasje.

Janë mbi 1000 kallëzime nga ana KLSH-së për rastet në fjalë të cilat janë referuar në Prokurori, shumica e të cilave ose cilat janë kyçur në sirtare, ose janë përdorur për presion për interesa korruptive të Prokurorëve.

Emisioni “Java” njoftoi se do të vijoj të publikojë edhe të premten e ardhshme kallzime të KLSH, duke kërkuar reagimin e organit të akuzës.

OPINIONE

INTERVISTA