Mafia shqiptare, një nga tri më të fuqishmet në Itali

Drejtoria Investigative Antimafia (DIA) e Italisë ka publikuar raportin për gjysmën e dytë të viti 2017.

Në këtë raport vihet në dukje se ‘Ndrangheta’ e mafia puljeze në bashkëpunim me mafian shqiptare dhe atë rumune janë grupet më të mëdha kriminale në rajonin e Molises, territori malor me dalje në detin Adriatik.

Prania e krimit të huaj në rajon po bëhet përherë e më e konsiderueshme, mbi të gjitha shqiptar e rumun.

Fushat e tyre të interesit janë trafiku dhe shitja e drogës, shfrytëzimi i prostitucionit dhe krimet kundër pronës, me vjedhje e grabitje në apartamente. Gjithnjë e më tepër shqiptarët e rumunë ‘punojnë’ së bashku, duke shfrytëzuar rrugët ballkanike për trafikun e drogës e të armëve, ndërkohë që është rritur edhe bashkëpunimi me krimin e organizuar italian.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne