Mafia shqiptare “zapton” burgjet në Angli, flet ambasadori britanik, qytetet që kryesojnë

Takim i ambasadorit anglez Duncan Norman në Shkodër për krimin e organizuar me kryetarët e bashkive, e pranishme zëvendës kryeministrja Senida Mesi.

Ambasadori anglez thotë se janë 762 shtetas shqiptar të Shqipërisë që janë në burgje. 70% vijnë nga Shkodra, Kukësi dhe Dibra. Ne e dimë pse ndodh kjo. Lidhjet datojnë që nga vitet 90. Shumica janë për shkelje penale dhe mbi gjysma për shkelje për trafikim të kokainës apo dograve të tjera.

Nuk janë probleme të vigla. Kemi një numër që rritet të shqiptarëve që merren me krimin e organizuar. E kuptoj se një pjesë e shqiptarëve shkojnë në mënyrë ilegale për një jetë të mirë. Fokusi jonë nuk është të flasim për këto individë por për ata që janë të përfshirë në kthimin e organizuar ose për ata që organizojnë emigrimin e paligjshëm.

Ata që vijnë me varka ose kamionë dhe pjesa më e madhe janë me fat që kanë shpëtuar gjallë. Krimi i organizuar i bën shumë dëm shoqërisë shqiptare dhe sidomos veriut. Gjithçka është negative nga krimi i organizuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne