Bota

Mahathir: Izraeli është një shtet hajdutërish

Duke e quajtur Izraelin “një shtet hajdutërish”, Kryeministri malajzian Mahathir Mohamed tha të premten se vendi i tij gëzon marrëdhënie miqësore me çdo vend të botës, përveç Izraelit.

“Ne nuk jemi kundër hebrenjve, megjithatë ne nuk mund ta njohim Izraelin për shkak të okupimit të tokës palestineze”, tha Mahathir, komente këto të bëra gjatë vizitës së tij tre-ditore në Pakistan, transmetuan mediat pakistaneze.

“Ju nuk mund të zaptoni tokën e të tjerëve dhe të ngrini mbi të një shtet. Është si një shtet hajdutërish”, vazhdoi ai duke thënë.

Vërejtjet e tij erdhën një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se ishte koha që Shtetet e Bashkuara të njihnin kontrollin e Izraelit mbi lartësitë Golan./palinfo/Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA