Mahmud Abas dhe mbreti Selman analizojnë zhvillimet mbi Kudsin

Kryetari i AAP dhe mbreti i Arabisë saudite në një takim të mbajtur dje kanë analizuar zhvillimet më të fundit në Palestinë dhe në Kuds.

Sipas një njoftimi të agjencisë Saba të lajmeve, Mahmud Abas në takim me mbretin Selman bin Abdul’aziz, ka shprehur shqetësimin nga shpallja e Kudsit si kryeqytet të regjimit sionist nga ana e presidentit të Amerikës dhe ka kërkuar ndërhyrjen e vendeve islamike për të parandaluar zbatimin e këtij plani komplotues të Amerikës dhe regjimit sionist kundër palestinez. Kreu i AAP gjithashtu kërkoi të respektohet qëndrimi i përbashkët në mbrojtje të drejtave të popullit palestinez dhe nga Bashkësia Ndërkombëtare kërkoi që të ndërhyjë në mbështetje të popullit palestinez përballë agresioneve të vazhdueshme të regjimit sionist. Mahmud Abas po viziton Arabinë saudite prej ditës së premte dhe sot ai pritet të shkojë në Paris për të diskutuar me autoritetet franceze lidhur me vendimin e presidentit amerikan për njohjen e Kudsit si kryeqytet të regjimit sionist./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne