Mahmud Abas: Palestinezët kurrë nuk e pranojnë “marrëveshjen e shekullit”

Mahmud Abas, kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës, të shtunën në mbrëmje edhe një hare ka theksuar politikën e pandryshueshme të palestinezëve në kundërshtimin e planit amerikano-sionist “akordi i shekullit” dhe konferencën e zhvilluar në Manama të Bahrejnit.

Agjencia e lajmeve palestineze “VEFA” njoftoi se Mahmud Abas në mbledhjen e komitetit qendror të lëvizjes Fatah në Ramallah, theksoi kundërshtimin e ligjit të ri të regjimit sionist në lidhje me heqjen e ndihmave për familjet e dëshmorëve dhe të të burgosurve palestinezë nga taksat e paguara për Autoritetin Autonom të Palestinës dhe deklaroi: “Pranimi i këtij ligji do të thotë tërheqja nga ideali i martirëve dhe të të burgosurve palestinezë”.

Ditë më parë parlamenti i regjimit sionist për të ushtruar presion sa më të madh ndaj AAP me qëllim që ta pranojë planin amerikano-sionist i ashtuquajtur akordi i shekullit, ka miratuar projektligjin për sigurimin e burimeve financiare të rrogave të të burgosurve palestinezë dhe familjeve të tyre nga të ardhurat tatimore të AAP.

Kryetari i AAP gjithashtu vuri në dukje vazhdimin e gërmimeve të paligjshme të regjimit sionist në Kodsin e pushtuar dhe shtoi: “Palestinezët nuk do t’i lejojnë pushtuesit të kryejnë gërmime në kryeqytetin e përhershëm të Palestinës”./pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne