Mahmud Abas viziton Arabinë Saudite

Kreu i AAP, ka shkuar për një vizitë zyrtare në Arabinë saudite

Mahmud Abas në Riad do të takohet me selamin bin Abdul’aziz mbreti i Arabisë Saudite dhe me Muhamed bin Selman trashëgimtar i fronit në Arabinë Saudite. Zyra e kryetarit të AAP njoftoi se Mahmud Abas këtë vizitë e kryen me ftesë zyrtare të mbretit Selman bin Abdul’aziz të Arabisë saudite. Vizita e Mahmud Abas në Riad kryhet në kuadër të takimeve dhe kontakteve bilaterale për forcimin e marrëdhënieve mes Ramallahut dhe Riadit dhe për analizimin e zhvillimeve më të fundit në Palestinë. Mahmud Abas viziton Arabinë sauditë vetëm pak ditë pas akordit të arritur mes lëvizjeve Fat’h dhe Hamas për zgjidhjen e problemeve dhe tensioneve të brendshme në Palestinë. Lëvizja Hamas prej mëse 10 vitesh kontrollon rripin e gazës ndërsa në bazë të marrëveshjes së arritur me lëvizjen Fat’h kontrollin e saj ia ka kaluar AAP./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne