Mahmud Abbas trazon Izraelin: holokausti, nga fajdet e hebrenjve

Autorietet izraelite si dhe komuniteti hebraik botëror, janë trazuar nga disa deklarime të pazakonta të liderit palestinez Mahmoud Abbas rreth holokaustit. Ky i fundit, gjatë një takimi e fjalimi në Bregun Perëndimor, hodhi poshtë versionin e betonuar historik se vrasja masive e hebrenjve nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, është bërë për arsye raciste. Sipas Abbas, ajo çfarë u gjeti atyre me holokaustin ishte për shkak të praktikës së përhapur dhe spekullative të fajdes.

Abbas tha se për këtë iu referohej tre librave me autorësi hebreje.

“Unë do t’ju sjell tre hebrenj, me tre libra që thonë se armiqësia ndaj hebrenjve nuk ishte për shkak të identitetit të tyre etnik apo fetar, por për shkak të funksionit të tyre shoqëror që lidhet me kamatën”, tha lideri palestinez, duke nxitur një valë regimesh.

Udhëheqës izraelitë, por dhe aktivistë të të drejtave të njeriut nga komuniteti hebre, i kanë konsideruar deklarimet si antisemitizëm.

Në versionin zyrtar, 6 milion hebrenj u shfarrosën nga nazistët për shkak të urrejtjes etnike e fetare. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne