Majlinda Bregu e papunë, por ka diçka që e mundon: Mediat online dhe komentet në rrjet

Majlinda Bregu u bë iniciatorja dhe mbrojtësja më e flaktë kur ishte deputete e një projekt-ligji për menaxhimin e komenteve online në portale apo rrjetet sociale. Duket se ky projekt-ligj e mundon edhe sot kur ajo nuk është më në Kuvend.

Bregu ka reaguar sot përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, ku thotë ndër të tjera se nuk ka asnjë mundësi të ndjekë iniciativën e saj ligjore. Ja cfarë shkruan ish deputetja e PD-së:

Prej sot ne Gjermani ka hyre ne fuqi ligji i cili i detyron kompanite e medias sociale( Facebook, Twitter, You Tube), ose te fshijne komentet me gjuhe urrejtjeje dhe permbajtje te dhunshme brenda 24 oreve, ose do te gjobiten me 50 milione euro gjobe.

Para nje jave Komisioni Europian prezantoi nje liste me udhezime per mediat sociale se si te permiresojne fshirjen e kimenteve automatike nga faqet e tyre duke mos lejuar njekohesisht edhe ripostimin e tyre.

Te dyja keto zhvillime vijne pas vendimit te Gjykates se Strasburgut i cili denoi nje portal mediatik ne Estoni pas padise qe. Je kompani estoneze beri ndaj tij.

Para gati dy vjetesh propozova, sigurisht ne nje permase me te vogel, qe mediat online ne Shqiperi te merrnin persiper te fshihnin komentet me gjuhe urrejtje qe cenojne dhe rrezikojne dinjitetin e njeriut, ose administratoret e tyre te perballeshin me pasojat ligjore.

Ne fakt i hapa vetes nje dere me te madhe nga ku gjirizi i injoranteve dhe turlisharesve me pagese, te merrte rrekene e sulmeve te reja.

Me ” vizionaret” me akuzuan se po ju ktheja nenin famekeq te Agjitacion Propagandes komuniste; “elitaret” kishin hallin se ky propozim ligjor po te miratohej do te mbyste lirine e shenjte te shprehjes e te fjales ne Shqiperi; dhe ata qe paguheshin si shares me pagese nga zgerqet e partive politike ( perfshi timen), u bene me te zellshem ne sulme dhe me aktive ne felliqesi, qe te justifikonin normen ditore te pune-sharjes.

Nuk kam asnje mundesi ta ndjek inisiativen time ligjore ne Parlament. Por vazhdoj te besoj fort se rregullimi ligjor dhe/ ose vetrregullimi i botes se online eshte domosdoshmeri ne Shqiperi. Qofte online, ne telefon, snap a telegram poste, e drejta per te respektuar e mos cenuar tjetrin eshte universale. Medium mund te nderrojne emer sipas teknologjive te reja, por njerezimi nuk i iken ketij parimi edhe pse vulgariteti ka gjetur keto kohe nje perandori te re qe eshte bota online.

Kur nuk ka rregulla, norma e kulture sjelljeje kjo perandori masive njeh vetem nje arme: lincimin publik.

Dhe nje shoqeri ku e verteta ben me pak lajm se sa genjeshtra me e trashe, e ka me te rende gjoben e bashkejeteses me teknologjine.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne