Makei: Turqia është partnere prioritare e Bjellorusisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Bjellorusisë, Vladimir Makei tha që Turqinë e shohin si partnere prioritare, ndërsa vijoi duke thënë se “I japin rëndësi të madhe miqësisë me Turqinë në të gjitha fushat dhe se kanë për qëllim për të mundësuar një bashkëpunim më efikas”.

Pas takimit mes ministrave të Jashtëm, Vladimir Makei dhe Mevlut Çavusoglu që u zhvillua në Ministrinë e Punëve të Jashtme në kryeqytetin Minsk të Bjellorusisë u organizua një konferencë e përbashkët për shtyp.

Duke vënë theksin në rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik mes Bjellorusisë dhe Turqisë, ministri Makei tha se kanë krijuar grupin e përbashkët të punës për tregti dhe se do të hidhen hapat në fushën e tregtisë mes dy vendeve.

Ministri i Punëve të Jashtme të Bjellorusisë, Makei theksoi se duhet të rritet numri i ndërmarrjeve turke në vendin e tij.

“Vëllimi i investimeve të ndërmarrjeve turke në ekonominë e Bjellorusisë tejkaloi 800 milionë dollarë. Në vendin tonë ndodhen afërsisht 140 kompani turke”, bëri të ditur Makei.

Ai gjithashtu shtoi se dëshirojnë të zgjerojnë bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe arsimit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne