Makina del nga rruga, plagosen drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët

Tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë në një aksident rrugor të ndodhur mbrëmjen e së dielës në hyrje të qytetit të Bilishtit ku drejtuesi i një mjeti tip “Benz” me targa AA107TL, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Sipas informacioneve të para mësohet se si pasojë e këtij aksidenti kanë marrë dëmtime drejtuesi, si edhe 2 pasagjere që ndodheshin në mjet. Të aksidentuari janë  shtetasit: E.D, 22 vjeç K.M, 22 vjeç  A.A, 22 vjeç, të tre banues në fshatin Cangonj-Devoll.

Dy të parët, ndodhen në reanimacion në Spitalin e Korçës.  Ndërsa shtetasi A.A, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.   Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne