Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në rrugën Rashçe – Saraj në Maqedoninë e Veriut. Një makinë brenda së cilës udhëtonin 5 persona ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një lumë. Fatmirësisht gjatë rrokulisjes ka dalë nga makina një vajzë 5 vjeçe. Ajo është gjetuar nga disa kalimtarë dhe është dërguar në spital. Nuk dihen detaje të mëtejshme për gjendjen e saj shëndetësor.
Para pak castesh forcat e kërkim – shpëtimit kanë nxjerrë makinën nga uji makinën brenda së cilës janë gjetur 3 gra. Policia dhe ekipet e shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet pë personin e katërt për të cilin supozohej se ndodhej në makinë. Kërkimi është ndërprerë për të vazhduar nesër, për shkak të kushteve atmosferike dhe vështirësisë për të parë qartë. /LAPSI.al