Makron nga Beogradi: BE nuk po funksionin, anëtarë të rinj nuk do ketë derisa nuk reformohet përbrenda

Franca vazhdon të mbrojë qëndrimin e saj të fortë që zgjerimi i BE-së duhet të ndalojë derisa ajo nuk reformohet përbrenda. Këtë porosi ai e ka përsëritur gjatë vizitës oficiale në Beograd, e cila mbaron sot.

“BE-ja dhe 28-të anëtaret e saja nuk po funksionojnë dhe si të tilla nuk do të munden të pranojnë lojtarë të rinj një shoqërinë e vet” ka porositur Makron, përcjellin mediet serbe.

Ai porositi Serbinë se duhet të vazhdojnë në rrugën e reformave, qarët duke aluduar në të gjithë Ballkanin Perëndimor se duhet të plotësojnë pjesën e tyre të detyrimeve, ndërsa BE-ja do të plotësojë pjesën e saj. Kur do të mundësohet integrimi i tyre, Makron nuk kishte përgjigje konkrete, vetëm që nuk duhet të lidhemi për asnjë datë./alsat

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Kc1EPlsJLng?feature=oembed]

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne