Malaj rrëzon Ramën: Rritja ekonomike në vitin 2020 më e ulët se pritshmëritë e qeverisë

Ekonomia shqiptare do të përballet me një sërë sfidash në 2020. Eksperti i njohur Arben Malaj thekson se rritja ekonomike pritet të jetë më e ulët se pritshmëritë e qeverisë.

Ekonomia shqiptare në 2020 parashikohet të jetë më e ulët se sa pritshmëritë e qeverisë për një rritje prej 4%. Eksperti i njohur Arben Malaj deklaron se parashikimet e bëra nga institucionet nuk kanë qenë asnjëherë realiste. Sipas tij ekonomia jonë prej kohësh po performon nën kapacitet.

“Ekonomia po performon nën kapacitetin e saj, duhet të jetë në kapacitet të plotë për të ringritur ekonomike dhe për të përballuar buxhetet sociale”, u shpreh ai për Abc News.

Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri solli shkatërrim në disa qytete por eksperti Arben Malaj thekson se nëse ka transparencë rindërtimi mund të sjellë përmirësim të ekonomisë.

“Rindërtimi në vetvete nëse vleresohet kredibiliteti i donatorëve, nëse përzgjidhen me përgjegjësi kostot, mund të japë rezultate pozitive nga gjysma e dytë e vitit 2020”, tha ai më tej.

Arben Malaj ka një sygjerim edhe për autoritetet. Ai thekson se duhet të bëhet shumë kujdes me klimën e biznesit dhe të shlyhen detyrimet e prapambetura.

“E para është përmirësimi i pritshmërive, e dyta buxheti realist, e treta rritja e eficensës për çdo qindarke, të hiqet dorë nga gjobat, një ambiente miqësor me biznesin, të ristrukturohen detyrimet që qeveria mund të ketë ndaj biznesit”, u shpreh Malaj.

Edhe institucionet ndërkombëtare financiare e kanë ulur pritshmërinë për rritjen ekonomike të shqipërisë në 2020.Banka Botërore parashikon se ekonomia shqiptare do të rritet me 3.5 %./abcnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne