Mali i Zi do të vendosë gardh me gjemba për të parandaluar fluksin e refugjateve nga Siria

Mali i Zi nuk e përjashton e mundësinë e vendosjes së një gardhi me gjemba në kufirin me Shqipërinë për të parandaluar kalimin e emigrantëve ilegalë që vijnë nga Lindja e Mesme. Kështu ka deklaruar një zyrtar i departamentit për mbikëqyrjen e kufirit shtetëror të Malit të Zi. Sipas tij kjo masë do të ndërmerrej për shkak të fluksit të imigrantëve ilegalë, kryesisht sirianë, që kalojnë nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Një masë e tillë do të frenonte këtë dukuri. Zyrtari Voisllav Dragoviq ka deklaruar se “nëse do të ketë një fluks të madh të emigrantëve, do të ngremë gardh me tela në kufirin me Shqipërinë. Ai shtoi se autoritetet shqiptare në shumë raste kanë refuzuar të pranojnë klandestinët që i kthente Mali i Zi në kuadër të marrëveshjes dypalëshe të pranimit të emigrantëve. Mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme synojnë të shkojnë drejt Evropës Perëndimore. Kontrabandistët e refugjatëve kanë gjetur një korridor të ri në Ballkan, duke kaluar nëpërmjet Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës për të arritur në Kroaci, që është anëtare e Bashkimit Evropian (BE)./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne