Mali – Masakër në fshatin Ogossagou, të paktën 134 të vrarë nga i njëjti grup etnik

Mediat lokale raportojnë se sulmi në fshatin Ogossagou, me pasojë 134 të vdekur dhe 55 të plagosur, është kryer nga persona të armatosur dhe të maskuar si gjuetarë Donzo.

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dhe presidenti i Unionit Afrikan, Moussa Faki Mahamat, lëshuan nga një mesazh ku dënojnë sulmin në fshatin Ogossagou të komunitetit Fulani.

Guterres e dënoi fuqishëm këtë sulm të mallkuar, i cili u mori jetën gjithashtu shumë grave dhe fëmijëve, duke kërkuar nga autoritetet e Malit që të nisin hetimet urgjentisht dhe të nxjerrë autorët para drejtësisë.

Ndërsa Faki Mahamat shkroi në rrjetin social “Twitter” se ishte thellësisht i tronditur nga masakra në Mopti.

“Unë e dënoj këtë akt mizor”, u shpreh ai.

Anëtarët e grupit Donzo, një komunitet që e siguron jetesën nëpërmjet gjuetisë, i akuzojnë Fulanët për mbështetje të militantëve të lidhur me organizatat terroriste në veri të vendit.

Grupi etnik Fulani, i cili jeton kryesisht në pjesët qendrore të Malit, është në shënjestër të sulmeve për shkak të akteve terroriste të viteve të fundit në rajon./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne