Malloch: SHBA-ja dështoi të plotësojë kërkesën e arsyeshme të Turqisë

Theodore Roosevelt Malloch, këshilltar i fushatës elektorale të Presidentit amerikan, Donald Trump, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dështuan të plotësojnë kërkesën e Turqisë për ekstradimin e kreut të organizatës terroriste gyleniste (FETO/PDY), Fetullah Gulen.

“Turqia ka marrëveshje me SHBA-në dhe Ankaraja i ka kthyer Uashingtonit shumë persona të inkriminuar deri më sot. Nëse Turqia do të strehonte një person, që aspiron të rrëzojë presidentin e zgjedhur në mënyrë legjitime të SHBA-së, edhe ne do të kërkonim ekstradimin e tij”, theksoi ai.

Kjo kërkesë – vijoi Malloch – është ekstradimi i Fetullah Gulenit, lider i organizatës terroriste që njihet si FETO/PDY.

“Mirëpo Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Drejtësisë në SHBA po veprojë ngadalë. Turqia ka marrëveshje me SHBA-në dhe Ankaraja i ka kthyer Uashingtonit shumë persona të inkriminuar deri më sot. Nëse Turqia do të strehonte një person, që aspiron të rrëzojë presidentin e zgjedhur në mënyrë legjitime të SHBA-së, edhe ne do të kërkonim ekstradimin e tij. Problemi i këtushëm është shteti i thellë dhe fushatat e ndihmave të Gulenit. Ambasadori i mëparshëm i SHBA-së në Ankara, John Bass, një i pavarur nga Trumpi dhe politikat e tij, dëmtoi marrëdhëniet. Ai ka dëmtuar marrëdhëniet, të cilat ne i ndërtuam përgjatë 70 viteve. Ne jetuam një proces shumë negativ në këtë periudhë. Erdogani është një partner i ynë shumë i mirë”, shtoi këshilltari amerikan.

Malloch nënvizoi gjithashtu se FETO/PDY-ja nuk është një organizatë islame, por një grup terrorist, ndërsa Fetullah Guleni dhe organizata e tij terroriste përpiqen të mbrojnë veten e tyre në SHBA.

“Marrëdhëniet SHBA-Turqi kanë nevojë për maturi dhe mendim praktik. Ne duhet të ndërtojmë marrëdhënie afatgjata”, u shpreh ai gjatë një fjalimi në Simpoziumin e 2-të Ndërkombëtar të Sigurisë me temë “FETO/PDY-ja si një kërcënim global”, organizuar në një hotel të Antalias nga Qendra e Akademisë së Policisë për Terrorizmin Ndërkombëtar dhe Kërkime të Sigurisë.

Sipas tij, marrëdhëniet e shëndosha në terma kohorë afatgjatë bëhen të domosdoshme sidomos kur ndërmerret luftë kundër terrorizmit.

“Kjo duhet bërë pa i dëmtuar apo prishur marrëdhëniet. Pasojat e prishjes së këtyre marrëdhënieve do të jenë të rënda për të dyja palët dhe kjo sjell dobi vetëm për terroristët. Turqia është një vend i rëndësishëm, me të cilin ne kemi ngritur marrëdhënie gjithashtu të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Turqia është renditur pranë SHBA-së që pas fundit të Luftës II Botërore. Këtë duam ta vazhdojmë në thelbin e marrëdhënieve SHBA-Turqi. Përgjatë tërë Luftës së Ftohtë, Turqia mbajti mbi supe një rol dhe barrë shumë të madhe në NATO. Ajo u ballafaqua me kërcënimin bërthamor në hapësirën e saj gjeografike”, vlerësoi Theodore Roosevelt Malloch.

Ai potencoi më tej se marrëdhëniet SHBA-Turqi janë shumë të rëndësishme në aspektin e stabilitetit, bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit botëror.

Turqia – tha Malloch – është një vend përherë në qendër të sigurisë dhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan me Presidentin amerikan, Donald Trump, kanë filluar të krijojnë raporte personale shumë të fuqishme gjatë ditëve të fundit.

“Këto marrëdhënie po avancojnë në drejtimin e duhur pavarësisht disa pengesave. Falë raporteve të krijuara, ata kanë tashmë marrëdhëniet më të ngushta deri më sot”, komentoi në fund të fjalës së tij këshilltari i fushatës elektorale të Trumpit duke tërhequr vëmendjen se Turqia është gjithmonë një aktor global./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne