Malltezi: Miku i Artan Lames merr 8 mijë USD/ditë për fotografime

Kryetari i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi ka denoncuar lejen e dhënë nga Kryeministri Edi Rama për ndërtimin e një kulle 44-katëshe pranë këndit të lojrave “7 xhuxhat”, në Tiranë. Në një status në Facebook, Malltezi shkruan se në vitin 2013 ka qenë Artan Lame që e akuzonte për planin urbanistik të Tiranës, e megjithatë nuk pati asnjë ndërtim në lulishte. Tani që është miratuar leja për një kullë 44-katëshe, Artan Lame nuk kundërshton, ndërsa studio e mikut të tij Ben Dervishi ka përfituar tenderin për fotografimin e zonës, megjithëse fotografimet ndodhen në sistem.

Postimi i plotë i Malltezit në Facebook:

I vdiq emri, i moren fytyren ne kembim te milionave qe ndan me miqte e kryetarit. Shoh qe edvini ka dhene leje 44 kateshe per ndertim tek 7 xhuxhat dhe mu kujtua sesi nje emerhumbur me sulmonte para disa vitesh se kinse do leshohej leje ndertim 9 kateshe tek 7 xhuxhat. E lame ne genjeshtren dhe mjerimin e tij por i thame qe Vleresimi Strategjik Mjedisor per Planin Urban te Tiranes te 2013 nuk lejonte asnje ndertim ne lulishte. Nuk doja ta fyeja qe ti thosha “ose je idiot qe nuk lexon ose je i pafytyre qe mashtron” pasi ne fakt nuk u cenua asnje lulishte qe kish mbetur ende pa pallat nga edvini dhe nuk imagjinohej parkim per beson tek tajëani apo betonizim i parkut te liqenit. Ai qe i dhimbsej toka qe do mbante nje 9 katesh nuk ndihet kur do ndertohet 44 katesh!!!

Trishtim me mjerimin ku e kane detyruar te zbrese. Se ne kembim te milionave te hallexhinjve apo seksereve, detyrohet te hape tendera te rreme per kinse fotografime qe i ka prej vitesh ne sistem qe te ndaje qindra mijera euro me ben dervishin. Dhe kur ke kaperdire milionat e paligjshme te humbet emri, te merret fytyra, te thahet gjuha e nuk te del zeri apo jo zoti Lame?

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne