Malta pranoi “me kusht” emigrantët e kthyer nga Italia

Malta pranoi 65 emigrantë të parregullt të shpëtuar nga organizata joqeveritare gjermane (OJQ) “Sea Eye” në Mesdhe, me kusht që ata “t’i shpërndajë menjëherë” në vende të tjera.

Malta pranoi 65 emigrantë të parregullt që “Sea Eye” me anijen e saj që mbanë emrin e vogëlushit 3-vjeçar Aylan Kurdi, trupi i pajetë i të cilit në vitin 2015 doli në brigjet e Bodrumit në Turqi, i shpëtoi në det të hapur në afërsi të Libisë.

Autoritetet italiane nuk lejuan që anija në fjalë të hyjë në ujërat territoriale të Italisë me emigrantët e shpëtuar, ndërsa ajo u detyrua të niset drejtë Maltës.

Ndërkaq qeveria e Maltës lejoi hyrjen e kushtëzuar të anijes së OJQ-së gjermane.

Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat në prononcimin e bërë nëpërmjet llogarisë së tij në median sociale tha se “Asnjë emigrantë nuk do të mbetet në Maltë. Kjo ngjarje nuk është në përgjegjësinë e autoriteteve malteze. 3 emigrantë, të cilët kanë nevojë për kurim, do të merren menjëherë”.

Muscat gjithashtu shtoi se emigrantët e ardhur me anijen “Aylan Kurdi” brenda një kohe të shkurtë do të dërgohen në vendet tjera të Evropës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne