Manastiri ka qene qytet me shumice turke

Nga: Salim Kadri Kerimi, Shkup

VALL ËSHTË E VËRTETË SE NË TË KALUARËN NË QYTETIN E MANASTIRIT SHQIPTARËT QËNKAN SHUMICË DËRMUESE?

Në disa qarqe shqiptare, duke filluar nga periudha pas Luftave ballkanike (1912/1913), është e pranishme dukurija e marginalizimit ose e mohimit te tërësishëm të elementit turk në Shqipëri dhe në hapsirat “ish Jugosllave“. Për fat te keq, kjo dukuri vazhdon të jetë e pranishme edhe në ditët e sotme. Ky animozitet ndaj turqve kryesisht vjen në shprehje sidomos gjatë trajtimit, nga ana e historijanëve, demografëve dhe gazetarëve shqiptar, të çështjeve të ndryshme nga lëmi i historisë dhe demografisë të popullsisë në hapsirat e lart përmendura. Si ilustrim i kësaj dukurije, në vazhdim, do tjua transmetoj dhe komentoj këto dy shembuj:

– Komenti i autorit anonim për përbërjen demografike të qytetit te Manastirit, nga mesi i shekullit të 19-të, i publikuar në lajmpress.com, te dates 29 korik te vitit 2015, dhe

– Emisioni i TV shqiptar, “Top Channel”, për Manastirin, që ishte i emituar nga mesi i nëntorit të vitit 2016.

Në informacionin që Portali  lajmpress.com e botoj në datën e lartpërmendur, duke e komentuar një fotografi nga qyteti i Manastirit, të autorit austro-hungarez Jozef Sekeli (Josef Székely), të vitit 1863, autori anonim ka ardhur në këtë përfundim:

“Bie në sy fotografia e Manastirit bërë nga pjesa jugore e këtij qyteti, ku vërehen shumë xhami që ka pasur ky qytet. Duke pasë parasysh se shumë shqiptarë në vitin 1863 i kanë takuar konfesionit islam, fotografia shërben edhe si dëshmi për atë se shqiptarët kanë qenë shumicë, që tregojnë edhe shumë të dhëna statistikore nga ajo kohë”.

Se sa i pavertetë është konkludimi i lart përmendur, përveç të dhënave statistikore, së paku nga periudha e Perandorisë osmane e gjer në vitet e 90-ta të shekullit të 20-të, flet edhe vet fakti se xhamite në Manastir dhe ku do tjetër në botë, atëherë dhe sot, nuk ndërtoheshin/ nuk ndërtohen vetem për besimtarët mysliman shqiptarë, por për të gjithë besimtarët mysliman. Prandaj është apsurde/ e pallogjikshme, numri i xhamive[1] kudo qoftë, dhe në rastin konkret në  Manastir, të përdoret si “dëshmi” e vetme për numrin e shqiptarëve të asaj kohe të Manastirit.

Përndryshe, të dhënat rreth përbërjes nacionale të banorëve të Manastirit dhe krahinave të tjera të Rumelisë, në periudhën e Perandorisë osmane, dhe deri në vitin 1921, kur është bërë regjistrimi i parë zyrtar në Mbreterinë e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, janë shumë të ralla dhe jo të plota. Sipas të dhënave nga burimet osmane[2], në vitin 1460 në Manastir paskan jetuarë 470 familje me 2350 frymë, nga te cilit 1.475 myslimanë dhe 875 të krishterë. Sipas të njëjtit burim, në vitin 1481, numri i familjeve ritet në 620, me 3100 banorë, nga te cilët 1.990 myslimane dhe 1110 te krishterë; në vitin 1519 – gjithsej 4663 frymë (3224 myslimanë dhe 1439 të krishterë); në vitin 1528 – gjithsej 4682 frymë (3300 myslimanë, 981 të krishterë, 241 hebrenj dhe 100 romë); në vitin 1544 – gjitsej 3349 frymë (1982 myslimanë, 950 të krishterë, 327 hebrenj dhe 90 romë).

Sipas të dhënave të Evlija Çelebisë (Evliya Çelebi), në mesin e shekullit të 17-të (në vitin 1660), Manastiri paska 3000 familje me rreth 15000 banorë. Sipas udhëpërshkruesit gjerman Miler, në vitin 1836, Manastiri paska reth 35170, kurse sipas regjistrimi osman të vitit 1844/45, 23330 banorë (10435 të krishterë, 10020 myslimanë, 1850 hebrenj dhe 1025 romë). Pas Luftave ballkanike dhe Luftës të parë botërore (1914-1918), numri i banorëve të Manastirit zvogëlohet në reth 20000 banorë, kurse menjëherë pas Luftës të dytë botërore (1941-1945), ky numër ndalgadalë zmadhohet dhe arin reth 80000 banorë. Sipas të dhënave të Entit statistikor të Republikës së Maqedonisë[3], në vitin 2002, kur është realizuarë regjistrimi i fundit zyrtar i popullsisë së vendit, numri i banorëve të Manastirit ishte 74550 banorë.

Sa i takon numrit te shqiptarëve të këtij qyteti, në periudhën e Perandorisë osmane, disa historijanë, demografë dhe gazetarë shqiptar, kohe pas kohe kanë publikuarë të dhëna të ndryshme dhe të pa mbeshtetura në të dhëna dhe burime konkrete/ relevante, zakonisht duke e trajtuarë të gjithë popullatën myslimane vetëm si shqiptare. Një dukuri e këtillë është e pranishme edhe në rastet e trajtimit të numrit te shqiptarëve në vendbanime të tjera të Maqedonisë, si dhe në trajtimin e çështjes të numrit të përgjithshëm të popullatës shqiptare të shpërngulur nga Maqedonija, dhe Manastiri në veçanti, në Turqi, pas Luftës të dytë botërore, duke e përhapur tezën se gjoja pjesa dermuese e të shperngulurve myslimane paskan qenë shqiptarë.

 

Në emisionin e TV shqiptar, “Top Channel”, me titull: “Të (mos) jesh shqiptar në Manastir”[4], të emituarë diku në mesin e nëntorit të vitit 2016, autori – gazetari z.Marin Mema, në disa raste ka theksuarë se:“shqiptarët në Manastir në të kaluarën qënkan shumicë dërmuese”, duke e mbeshtetur këtë edhe me të dhënën e gazetarit z.Qenan Hasani, sipas të cilit, në vitin 1908, në Manastir paskan jetuarë 39000 shqiptarë, nga të cilët 31000 qënkan myslimanë dhe 8000 të krishterë-ortodoksë. Sipas të dhënave të shënuara në librin e profesorit të Mustafa Kemal Ataturkut – z.Mehmed Tefik (Mehmed Tevfik)[5], nga Manastiri, numri i tërësishëm i banorëve të qytetit të Manastirit në vitin 1911 ka qenë 40.461 banorë. Naga kjo del se, numri (39.000) vetëm i shqiptarëve në Manastir në atë kohë, që e ka dhënë gazetari z.Q.Hasani është jo i saktë.

Me deklaratën e gazetarit z.M.Mema se: “Ne vitin 1913 së bashku me shumë troje të tjera edhe Manastiri i shkeputet trungut te Shqipërisë”, gazetari shqiptar shkon deri atije që Manastirin e trajton si pjesë përbërëse të “trungut të Shqiperisë”.

Në emisionin e njëjtë, myftiu i asajkohe i Manastirit z.Pellumb Veliu, duke folur për numrin e shqiptarëve në Manastir, në kohën e Perandorisë osmane dhe sot, mes tjerash, deklaroj se: “… Manastiri edhe në shekullin e 19-të, pra në periudhën e qeverisjes osmane ka qenë 100 mij banorë, edhe sot e kemi Manastirin me 100 mij banorë, mirpo përqindja është dijametralisht e ndryshuar – në se atëherë 10% kanë qënë jo shqiptarë, tani 10% edhe më pak janë shqiptarë në këtë qytet”. Sipas të njëjtit bashkëbisedues, në periudhën mes viteve 1951 dhe 1968, nga Manastiri  për në Turqi qënkan të shpërngulur 38000 frymë – myslymanë, nga të cilit pjesa dërmuese qënkan shqiptarë.

Se sa të pavërteta dhe paushale janë të dhënat e lart përmendura  mundet të shihet edhe nga këto fakte:

– fakt historik dhe i pa diskutueshem/ i pa mohueshëm është e dhëna/ e vërteta se në fillim te shekullit te 20-të Manastiri, mes tjerash, ka qenë edhe qendër e rëndësishme e rilinndjes kombëtare/ shqiptare, ku janë zhvilluarë aktivitete të rëndësishme, duke përfshirë edhe mbajtjen e Kongresit të alfabetit, në vitin 1908. Mirpo, gjithashtu, fakt historik dhe i pa mohueshëm është e vërteta se së pakti në dymij vjeçarin e fundit – nga periudha e Perandorisë romake, duke vazhduarë në periudhën e perandorive Bizantine, Osmane, pas Osmane dhe deri më sot, Manastiri asnjëherë ska qenë nën jurisdikcionin/ pushtetin shqiptar/ të shqiptarëve. Prandaj, është tërësisht e palogjikshme te konkludohet se: “Në vitin 1913 së bashku me shumë troje të tjera edhe Manastiri i shkeputet trungut të Shqiperisë”. Sa për kujtesë, në fillim të shekullit të 20-të, aktivitete të ngjajshme/ të njëjta nga rilindasit shqiptarë ishin realizuarë edhe në disa qendra të tjera të rëndesishme ballkanike, mes tjerash edhe në Stanboll, Sofje dhe Bukuresht. Nëqoftëse gjykojmë sipas logjikës të gaztarit z.M.Mema atëherë dikush edhe keto qytete mund ti trajtojë si “pjesë përbërse e trungut të Shqiperisë”, që kuptohet, do të ishte apsurde. Sipas bindjes sime të thellë, Manastiri dhe cili do vendbanim ose teritor në Ruzullin toksor, asnjëherë nuk mundet të konsiderohen vetëm si “shqiptare”, ‘maqedone’, “turke”, “bullgare”, “greke” e tj., meqënëse Manastiri dhe cili do vendbanim tjetër, në një periudhë të caktuarë historike i takojnë shtetit nën jurisdikcionin e të cilit ndodhen ato, e piksëpari i takojnë qytetarëve të atij vendbanimi, të cilët zakonisht i përkasin popujve/ kombeve të ndryshme, me të drejta dhe obligime të njëjta/ të barabarta, pa asçfarë perjashtimi;

– të dhënat në lidhje me numrin e popullatës shqiptare në Manastir, në fillimin e shekullit te 20-të, si dhe në lidhje me numrin e popullatës shqiptare të shperngulur nga Manastiri në Turqi, pas Luftës të dytë botërore, që në emisionin e lartpermendur i shpallën myftiu z.P.Veliu dhe gazetari z.Q.Hasani, mund të jenë të verteta ose jo, por në rethana kur ato nuk janë të mbeshtetura me të dhëna dhe burime konkrete/ relevante, atëherë me të drejtë krijohet hapësirë për dyshim në vertetsinë e tyre. Të dhënat disponuese që unë pata mundësi ti konsultoj/ analizoj gjatë pregaditjes te punimit tim kërkimor – shkencor, në lidhje me çështjen e shpernguljes të turqve nga Maqedonija në Turqi, pas Luftës të dytë botërore, flasin për këto dukuri dhe fakte:

– siç u tha më sipër, tek disa historijanë, demografë, gazetarë dhe personalitete të tjera shqiptare është e pranishme dukurija dhe tendenca e minimizimit ose e mohimit të elementit turk në hapsirat “ish Jugosllave” në favor të elementit shqiptar, mes tjerash edhe duke e paraqitur/ trajtuar gjithë popullatën myslimane vetëm si shqiptare;

– në Perandorinë osmane, elementi turk, në krahasim me popullaten (miletin) tjetër (të gjith së bashku), ka qenë më i vogël, mirpo në krahasim me perfaqsuesit e popujve të tjerë myslimane (veç e veç), në Rumeli, pefshirë edhe ne qytetin e Manastirit, turqit kanë qenë në numër më të madh. Në favor të këtij konkludimi, mes tjerash, mund të shërbejnë edhe të dhënat e autorit osman/ turk Tahsin Uzer[6], të publikuara në librin[7] e tij, si dhe të dhënat statistikore të regjistrimeve zyrtare të popullsisë, nga viti 1921 e deri në vitet e 90-ta te shekullit te 20-të. Kështu p.sh., sipas të dhënave të Regjistrimit të vitit 1921, sipas gjuhës amtare, në Manastir numri i shqiptarëve ka qenë 1801, kurse i turqve 6025 frymë. Edhe sipas të dhënave të disa regjistrimeve që në Maqedoni janë realizuarë në periudhën pas Luftës të dytë botërore dhe deri në Regjistrimin e vitit 1994, numri i popullsisë shqiptare në Manastir ka qenë shumë më i vogël se ai i turqve. Kështu, sipas të dhënave të Entit shtetëror statistikor të Republikës së Maqedonisë[8], në qytetin e Manastirit, në vitin 1953 ka patur 484 shqiptarë dhe 6189 turq, në vitin 1961 – 378 shqiptarë dhe 3265 turq, në vitin 1971 – 1317 shqiptarë dhe 3061 turq, në vitin 1981 – 2347 shqiptarë dhe 3068 turq, në vitin 1991 numri i shqiptarëve nuk dihet meqënëse ata nuk morën pjesë në regjistrim, numri i turqëve ka qenë 2058, ne vitin 1994 – 1967 shqiptarë dhe 1547 turq dhe në vitin 2002 – 2360 shqiptarë dhe 1562 turq.

Sa i takon çështjes së numrit të pergjithshëm të popullsisë myslimane të Manastirit, që u shpërngul në Turqi, pas Luftës të dytë botërore, duke i marë parasysh të dhënat e mësipërme dhe të fakteve të tjera, në punimin tim të lart përmendur, unë kam ardhur në përfundim se shumica e të shpërngulurve myslimanë nga Maqedonija, përfshirë edhe nga Manastiri, në Turqi, në periudhën pas Luftës të dytë botërore, kanë qënë turqit[9]. Në lidhje me numrin e përgjithshëm të tyre, në bazë të të dhënave që janë të publikuara në gazetën maqedonase “Nova Makedonija“ (“Нова Македонија“)[10], duke filluarë nga data 1 janar 1953 e deri në 18 maj 1957, nga qyteti dhe komuna e Manastirit, kërkesa për dalje nga nënshtësija jugosllave, me qellim të shpernguljes në Turqi, kishin bërë gjithsej 1351 familje dhe 115 persona të tjerë, ose gjithsej 6464 frymë. Ky numër me siguri ka qënë më i madh për disa qindra persona, meqënëse në ato kërkesa nuk janë të përmendura fëmijt e mitur të të gjithë familjeve. Për numrin e saktë e të shpërngulurve myslimane (turq, shqiptarë, torbeshe, boshnjakë, e tjerë), në periudhën nga mesi i vitit 1957 e deri në fund të vitit 1968, nuk ka të dhëna të sakta. Mirpo, më se e sigurtë është se, nga numri i përgjithshëm (reth 250.000 frymë) i popullatës myslimane të shpërngulur nga Maqedonija në Turqi, në periudhën pas Luftës të dytë botërore, një numër i konsiderueshëm është me prejardhje nga qyteti dhe Komuna e Manastirit./ Gazeta Impakt

 

[1]       Sa për kujtesë, sipas të dhënave të Evlija Çelebisë, dikur në mesin e shekullit të 17-të, Manastiri paska patur 70

xhami dhe mezxhide;

[2]       Dr.Jenuz Ibraimi, “Manastiri në periudhën osmane (Nga pushtimi e deri në vitin 1873)“, Shkup, 2016;

[3]       ДЗС, “Попис на населението, домаќинствата и становите во Република Македонија, 2002 година“,

Книга X, Скопје, 2004 година;

[4]       Top Channel – Gjurmë shqiptare, “Të (mos) jesh shqiptar në Manastir”, Nëntor 2016;

[5]       Mehmed Tevfik, “Manastır vilayetinin tarihçesi“, që është botuar në vitin 1911, dhe i njëjti, me përkëthim të

D.Gjorgiev dhe A.Sherif (në maqedonisht dhe shqip), në vitin 2016, është i ribotuarë nga LOGOS-A, Shkup;

[6]       Tahsin Uzer, në fund të shek. të 19-të dhe në fillim te shek. të 20-të, ka qenë i emëruar në poste shumë të

rëndësishme në disa qendra të Rumelisë. Ai njëkohësisht ka qenë njohës shumë  i mirë dhe pjesëmarës në

shumë ngjarje të rëndësishme në Rumelinë e asaj kohe;

[7]      Tahsin Uzer, “Makedonya Eşkiyalık Tarihi ve son Osmanlı Yönetimi”, Türk Tarih Kurumu, 3-cü Baskı, Ankara

1999, f.116;

[8]       ДЗС, Попис на населението во Република Македонија во 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991 и 1994

        година“, Книга IX, Скопје, 2002 година, и ДЗС, “Попис на населението, Домаќинствата и становите во

Република Македонија, 2002 година“, Книга X, Скопје, 2004 година;

[9]       Këtë konkludim më gjërësisht e kam sqaruar ne punimin tim, në gjuhën maqedonase, me titull: “Shpërngulja e

        turqve nga Maqedonia në Turqi, pas Luftës të dytë botërore, që mendoj dhe  pres ta botoj gjatë këtij viti;

[10]     Ferit Shehu & Sevdije Shehu, “Pastrimi etnik i tojeve shqiptare – 1953-1957”, Shoqata për këthimin e

Shqiptarëve të shpërngulura nga trojet e veta – Seksioni për hulumtime shkencore,  1993, Prishtinë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne