Manastiri që ndalon hyrjen e grave

 Manastiri 1.500-vjeçar Mar Saba në afërsi të Betlehemit në Palestinë, sot e kësaj dite ruan shumë tradita të veçanta për këtë manastir. Në kuadër të këtyre traditave, grave nuk u lejohet hyrja në këtë manastir.

Manastiri Mar Saba është themeluar në një maje në afërsi të qytezës Ubejdije, e cila gjendet 20 kilometra në jug të Betlehemit.

Thuhet se një nga personalitetet e rëndësishme të botës së krishtere, Juhana el-Dimashki, ka qëndruar kohë të gjatë në këtë manastir dhe se themelet e shumë ritualeve të Kishës Ortodokse janë hedhur për herë të parë në këtë manastir dhe janë përhapur gjetkë në botë.

“Gratë nuk mund të hyjnë në manastiret ku ka murgj meshkuj. Për më tepër, ne këtu jemi vazhdimisht të angazhuar me adhurime. Nuk është në rregull që përreth nesh të ketë gra”, shpjegon murgu Kelaritosh

Murgu Kelaritosh thotë se është ndërtuar nga ana e Shën Mar Sabasë, i cili së bashku me dishepujt e tij, në fund të shekullit të pestë ka ardhur në këtë rajon.

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne